Macron mbron idenë e tij për “ushtrinë evropiane”

 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit me presidentin amerikan Donald Trump, ka mbetur në qëndrimin e tij për “krijimin e një ushtrie evropiane sovrane dhe të pavarur nga SHBA-ja”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron dhe Trump para takimit kanë dhënë disa deklarata për media. Macron tha se “Është e padrejtë që sot siguria evropiane të sigurohet vetëm nga SHBA-të. Pikërisht për këtë arsye ka nevojë për më shumë kapacitete evropiane dhe për më shumë mbrojtje”.

Ai shprehu lëvdata për operacionin që forcat e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kanë kryer në fillim të këtij viti kundër qendrës së armëve kimike të regjimit të Asadit. “I bashkohem fjalëve të presidentit Trump ‘për të ndarë më shumë barrën në NATO‘. Bashkë me këtë, propozimi im për mbrojtje evropiane është në përputhje plotësisht me këto fjalë. Propozimi im nënkupton më shumë fuqi dhe kapacitet evropian në NATO”, tha Macron.

Presidenti francez në një deklaratë javë më parë tërhoqi vëmendjen për rrezikun nga Rusia me ç’rast tha se “Evropianët nuk mund jenë të sigurtë përsa kohë që nuk do të krijohet një ushtri sovrane e Bashkimit Evropian e cila të jetë e pavarur nga SHBA-ja”.

“Dëshirojmë të ndihmojmë Evropën por kjo duhet të jetë e drejtë”

Trump bëri të ditur se vendi i tij ‘do të vazhdojë ndihmën” për Evropën në fushën e mbrojtjes. Ai vuri në dukje se edhe evropianët duhet të bashkohen ‘në mënyrë të drejtë” në ndarjen e barrës.

“Dëshirojmë të ndihmojmë Evropën por kjo duhet të jetë e drejtë”, tha Trump duke shtuar se aktualisht ndarja e barrës në NATO në pjesën më të madhe është mbi SHBA-të.

Trump tha se në vitet e fundit janë bërë miq të mirë me Macron. “Pikat tona të përbashkëta janë më shumë se ndryshimet tona”, shtoi ai.

Presidenti i SHBA-ve Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social e quajti si “shumë fyese” deklaratën e presidentit francez Macron i cili ka thënë se “Evropa duhet të krijojë ushtrinë e saj për t’u mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button