VV: Nëse Thaçi nuk ndalet protestat të pashmangshme

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demostratat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme.

Kjo parti thotë se deputetët në Kuvend kanë presion dhe janë të shantazhuar nga qeveria dhe presidenti, andaj sipas tyre ende nuk është votuar ndonjëra nga rezolutat në Kuvendin e Kosovës, transmeton Kallxo.com.

“Ne do te veprojmë varësisht prej situatës. Nëse Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demostratat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme”, tha deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

VV doli në konferencë për media për të folur rreth pakos ligjore për administratën publike.

Sipas tyre, qeveria ka tentuar të privilegjojë vetën dhe deputetët.

Haxhiu tha se kjo pako ligjore për administratën publike shkel ligjet dhe Kushtetutën.

Ajo tha se sipas projektligjit përveç pagës së lartë, janë propozuar edhe shtesa për deputetët.

Haxhiu tha se kanë kërkuar ndryshim, ndër të tjera që aty të ketë rritje të koeficientit për gjyqtarët e krimeve të rënda dhe shtesa të posaçme për shërbyesit civil në sektorin e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button