Zv/ministrja greke: Me Shqipërinë të hapim dialog për të drejtat e minoritetit

“Të hapet me Shqipërinë një dialog i sinqertë për të drejtat e minoritetit”, është qëndrimi që  zv/ministrja greke e rendit, Katerina Papakosta deklaroi përmes një postimi në Facebook.

Papakosta që është dhe shefe e partisë së vogël të djathtë, NEO u shpreh se ashtu si Shqipëria ka pretenduar për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian, transmeton Gazeta Shqip.

“Ne me Shqipërinë duhet te hapim një dialog të sinqertë dhe të thelle për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, gjendjes dhe zbatimit te tyre te plote. Ashtu si ka kërkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat qe i takon. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian”- thuhet në postimin e saj.

Kjo deklarate vjen pikërisht pas ceremonisë mortore të Konstandinos Kacifas, ku shtetasit grekë bënë thirrje nacionaliste dhe bllokuan rrugën nacionale. Për këto incidente, autoritetet shqiptare  shpalli non-grata 52 shtetas grekë.

Mes shumë reagimeve që prodhoi ngjarja është dhe ai zëvendësministres greke të Rendit, Katerina Papakosta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button