Real Madridi shkatërron Milanin me rezultat 5-1

Ekipi më i fortë në botë, Real Madrid, e ka vërtetuar këtë epitet duke e shkatërruar Milanin me rezultat 5-1 në miqësoren e zhvilluar në SHBA, duke qetësuar Rossonerët me plot vetëbesim të cilët përjetuan deri tani një parasezonë të shkëlqyer.

Reali u paraqit me një përbërje relativisht të fortë, teksa edhe Milani paraqiti formacionin më të mirë të mundshëm.

Pjesa e parë kaloi relativisht e barabartë. Të parët kaluan në epërsi madrilenët, të cilët realizuam me anë të Angel Di Maria (25’).

Megjithatë, nuk vonoi përgjigja përgjigja Rossonere, e cila erdhi me anë të Robinhos, i cili barazoi rezultatin në minutën e 33-të. Me rezultatin 1-1 mbaroi pjesa e parë, kurse në fraksionin e dytë fjalën e kishte Reali.

Ashtu sikurse në shumicën e ndeshjeve sezonin e kaluar në La Liga, Real Madridi edhe ndaj Milanit shpërtheu në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar largimin e disa lojtarëve të mëdhenj të Milanit.

Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi Realin (49’), por realizoi edhe për 3-1, duke i dhënë praktikisht fund ndeshjes, para se edhe Sergio Ramos (81’) dhe Jose Callejon (89’) të realizojnë për rezultatin pëfundimtar 5-1.

Real Madridi me këtë fitore mbyll me sukses turneun parasezonal në SHBA, teksa Milani definitivisht ka nevojë për më shumë përforcime, pasi të gjitha fitoret para mëngjesit të 9 gushtit janë të pa vlefshme, sigurisht, pas këtij deklasimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button