Digjitalizimi dhe teknologjitë e reja në fokus të ditës së tretë samitit digjital “Maqedonia 2025”

Në ditën e fundit dhe mbylljen e samitit “Maqedonia 2025”, dje ekspertë të lartë kanë diskutuar për tema në lidhje me transformimin digjital, aplikim të teknologjive të reja në mjekësi, sipërmarrësi, lidership të përgjegjshëm dhe tjera, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Kristijan Rup, zëdhënës i platformës “Austria digjitale” dhe koordinator i nismës “SME digjital” (SME DIGITAL) në Odën federale ekonomike të Austrisë, theksoi se digjitalizimi duhet të jenë plan strategjik në vete varësisht prej shtetit, degës së industrisë, shkathtësive të punonjësve dhe përcaktimeve të klientëve.

“Digjitalizimi e ndryshon tërë zinxhirin e vlerave, mirëpo duhet të kuptojnë se transformimi digjital është mundësi, kurse jo rrezik”, shtoi ai.

Dje në mbrëmje u mbajt edhe gala darkë humanitare, me të cilën u shënuan 10 vite prej formimit të organizatës “Maqedonia 2025”. Çmimi për filantropi “Xhon Bitov më i Vjetri” i është ndarë Majk Zafirovskit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në filantropinë dhe voluntarizmin, derisa pllaka për mirënjohje u janë dhënë personave dhe kompanive të cilët i kanë ndihmuar Maqedonisë dhe e kanë mbështetur organizatën në dhjetë vitet e kaluara.

Mjetet e grumbulluara janë ridedikuar për Fondin e ri të formuar për studentë të talentuar. Është nënshkruar edhe Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet “Maqedonia 2025” dhe fondacionit “Ane dhe Vllade Divac” nga Serbia, me çka të dy organizatat do të bashkëpunojnë në shumë projekte të interesit të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button