24 shenja që tregojnë se jeni me Mashkullin me të cilin duhet të martoheni!

Lidhja që keni nuk ju shkakton ankth dhe ndiheni të sigurt në këtë lidhje sepse është e sigurt.

Ai është I hapur ndaj reagimeve pra ju dëgjon kur keni diçka për ti thënë dhe përpiqet të ndryshojë për më mirë. Dhe ti bën të njëjtën gjë.

Nuk ndihesh e turpëruar të ndash me miqtë se sa e lumtur ndihesh pasi je e dashuruar dhe je shumë e lumtur për këtë.

Ti i beson atij për të blerë diçka në dyqan për ty dhe kjo nuk është diçka e vogël pasi një djalë që shkon të blejë për ty diçka që e ke harruar është material i denjë për martesë, shkruan Bordo.al. 

Ai ndihet rehat me të gjitha situatat tuaja në jetë. Duhet të dilni për një pije pas pune me kolegët? S’ka problem. Shoqja juaj ka ditëlindjen dhe ai e di se nuk do të rrini vetëm me të? Shumë mirë. Ai ju mbështet dhe është I lumtur që është pranë jush.

Ai ju mburr gjithnjë sepse është fansi juaj më I madh.

Ai sakrifikon për ju dhe ju jeni të lumtur të bëni të njëjtën gjë për të.

Ai ndan të njëjtat vlera me ju dhe e dini këtë sepse janë gjëra që I keni diskutuar më parë.

Edhe pas shumë vitesh bashkë ai sërisht është një kavalier I vërtetë me ju.

Ai nuk mundohet t’ju ndryshojë pasi ju pranon kështu si jeni.

Kur mendoni të martoheni me të, pjesa më e mirë që mendoni nuk është dasma por pjesa tjetër e jetës që do e kaloni sëbashku.

I keni mbijetuar një lidhjeje të gjatë në distancë.

Fjala “Më mungon” nuk është vetëm një fjalë e ëmbël për t’u thënë por një realitet edhe nëse nuk keni shumë kohë larg njëri-tjetrit.

Nuk keni qejf të ndani shtëpinë më dikë dhe ju pëlqen të keni hapsirën tuaj por përsëri preferoni të jetoni me të.

Ai është personi I parë me të cilin ndani çdo gjë.

Ndiheni mirë dhe të sigurt kur planifikoni të ardhmen.

Mund të qani në sy të tij pa u ndjerë të turpëruar.

Kur miqtë tuaj ankohen për gjysmën tjetër ose për personat me të cilët kanë qenë të lidhur ju rrini të qetë dhe nuk flisni pasi nuk keni çfarë të thoni.

Ai shqetësohet për miqtë tuaj më të mirë. Nëse nuk ka dëgjuar emrin e dikujt për një kohë të gjatë pyet si është.

Kur jeni të stresuar ai nuk mërzitet me ju por është I shqetësuar nga situate që ju ka stresuar.

Krejt papritur ju thotë se jeni shume tërheqëse dhe është pikërisht ajo dita kur nuk keni bërë makijazh, nuk keni rregulluar flokët dhe madje jeni me tuta dhe bluzë.

Mund të udhëtoni sëbashku pa u zënë tërë kohën.

Ai planifikon aktivitete që e di se ju do I pëlqeni pasi ju dëgjon me vëmendje dhe emban mend se çfarë ju pëlqen.

Ai punon shumë por prioriteti I tij je ti. Nëse I kërkoni që të shkoni në një event të rëndësishëm për ju ai ju shoqëron gjithnjë.

Burimi/Cosmopolitan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button