BE diskuton politikat ndaj Arabisë Saudite lidhur me vrasjen e Khashoggit

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se vendet anëtare janë duke i diskutuar politikat që do të zbatohen ndaj Arabisë Saudite në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendet anëtare janë në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën në lidhje me këtë çështje”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, pas një pyetjeje në konfrencën ditore për media në lidhje me atë nëse shtetet anëtare do të kenë qëndrim të përbashkët ndaj Arabisë Saudite.

Kocijançiç shtoi se qëndrimi i përbashkët i BE-së do të përcaktohet pas daljes së rezultateve të hetimit mbi vrasjen.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan”, që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Ndërkaq, Prokuroria Publike e Stambollit ka theksuar se “gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë sipas një plani të parapërgatitur, duke u mbytur sapo ka hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor për procedura martesore, ndërsa më pas kufoma e tij është copëtuar dhe zhdukur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button