fbpx

U refuzua ankesa e ish kryeministrit Gruevski, ai duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

Edhe pse u ankua të mos shkojë në burg, Këshilli Penal e refuzoi ankesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe e vërtetoi vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve dhe dënimin me burg  prej 2 viteve.

“Gjykata Penale informon se Këshilli gjyqësor i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar në bazë të ankesës së palës mbrojtëse të të akuzuarit në lëndën me numër 59/17, të ashtuquajtur ‘Tanku’, sot vendosi të hedh poshtë ankesën për shtyrje të dënimit me burg”, njoftoi Gjykata.

Sipas informatave të Gjykatës, vendimi u është dorëzuar palëve. Vendimi do hyjë në fuqi menjëherë kur Gruevski ta pranojë atë që më pas të paraqitet për të vuajtur dënimin në burgun e Shutkës. Nëse ai nuk e pranon vendimin, policia ka të drejtë ta arrestojë dhe ta dërgojë në burg.

Paraprakisht, kërkesa e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski nuk u miratua sot në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë.

Ish kryeministri provoi të mbetet në liri edhe përmes ankesës pranë Gjykatës Supreme. Kërkoi që aktvendimin ta rishqyrtojë gjykata më e lartë në krye me Jovo Vangellovskin, kumbari i deputetit të VMRO DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Pikërisht Veljanovski protestoi për drejtësi për Gruevski.

Gruevski në lutjen tashmë të refuzuar që e adresoi deri te gjykatësi për shqiptimin e sanksioneve për anulimin e vuajtjes së dënimit, ka përmendur dy arsye pse nuk duhet të shkojë në burgun e Shutkës. E para ndërlidhet obligimet që i ka në Kuvend si deputet, duke aluduar në proceset për ndryshimet kushtetuese që po zhvillohen në këtë institucion, por edhe për shkak se po shkruan libër pasi këtë verë edhe doktoroi.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close