Qyteti i Shkupit: Mos paraqitni zjarre në vende të hapura në “Fejsbuk”, denonconi ato në 193

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë te qytetarët të gjitha zjarret e ndezura nën qiell të hapur t’i paraqesin vetëm në numrin telefonik 193, në vend se në “Fejsbuk” ose rrjetet tjera sociale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Prej aty theksojnë se djegia e, plastmasës, gomës, kabllove, drunjve pa cilësi dhe djegia e deponive të egra ndikojnë në ndotjen e ajrit dhe shtojnë që sipas statistikës, ngrohja me drunj merr pjesë në të tretën e ndotjes së ajrit, kurse kontaminuesit më të helmueshëm lëshohen prej zjarreve.

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu thotë se për atë qëllim ekipe të përbashkëta edhe këtë vit do të punojnë çdo ditë, 24 orë, për luftë kundër zjarreve në vende të hapura.

“Me paraqitjen në numrin 193 ekipet do të mund të intervenojnë me kohë, kurse me atë edhe të parandalohet rrezik eventual mbi shëndetin dhe pronën e bashkëqytetarëve tanë. Ekipet kujdestare do t’i përpunojnë të gjitha denoncimet, zjarret do të shuhen, kurse nëse ka nevojë për akomodim të personave të cilët ndezin zjarre do të intervenojmë në koordinim me Qendrën për punë sociale të Qytetit të Shkupit. Përgjegjësia për zgjidhje të problemit me zjarret në të hapur është e përbashkët për të gjithë ne dhe prandaj nevojitet bashkëpunim aktiv me qytetarët. Qyteti i Shkupit punon me intensitet në eliminimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit në qytet”,  tha Salihu.

Dimrin e kaluar, në suazat e kësaj fushate kanë qenë të regjistruara gjithsej 438 paraqitje në numrin telefonik 193, është intervenuar për 334 zjarre në të hapur, kurse në 114 raste në terren kanë dalë inspektor komunal.

Udhëheqësi i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski, ka thënë se inspektorët e qytetit ushtrojnë kontrolle të ashpërsuara në terren në lidhje me ndotjes e mjedisit jetësor dhe deri tani janë gjetur dhe dënuar numër më i madh i shkelësve në Vardarishte dhe në Gjorçe Petrov.

-Në periudhën shtator/tetor të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje prej rreth 120 përqind sa u përket dënimeve të shqiptuara, kurse kemi shqiptuar edhe numër të madh të paralajmërimeve për qytetarët e pandërgjegjshëm. Në mënyrë të intensifikuar vëzhgohet edhe gjendja në Lisiçe, ku qytetarët paraqesin burime të ndotjes. Janë kapur disa persona të mitur që kanë djegur kabllo dhe materiale të ndryshme të hedhura. Bëjmë kontroll edhe në vendet e ndërtimit në aspekt të pluhurit, a janë të pastra rrotat e kamionëve, a janë të mbuluar dhe kështu me radhë. Janë bërë kontrolle në më tepër se 50 vende ndërtimi në zonën e Shkupit – tha Bogdanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button