“Perandoria”, është hetimi i ri nga ana e Prokurorisë Speciale Publike

Prokuroria Speciale Publike pas procedurës parahetimore të kryer, ka hapur lëndë të re me emrin “Imperija” (Perandori) kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkovit, Nenard Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunoska-Kamçevskës, Hristina Kamçeva-Stojçeskës, Zorica Arsovskës, Liljana Gajdovskës, Vladisall Stajkoviqit, Todor Mirçevskit, Dejan Janevit, Vançe Mijallçevit dhe Jovançe Taskovskit për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel”, transmeton Portalb.mk.

“Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshimi se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale Publike.

“Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në janë kryer 12 bastisje dhe janë privuar nga liria pesë persona të dyshuar, të cilët do të ftohen në Gjykatë dhe do t’ju kërkohet masë për prani. Shumë shpejt pritet edhe zgjerimi i hetimit për persona të rinj për vepra të reja penale, ndërsa në drejtim të konfiskimit të pasurisë – për sigurimin e lëndëve që rrjedhin nga veprat penale do të kërkohen edhe masa për sigurimin e përkohshëm të pasurisë”, shtojnë nga PSP.

LEXO: Prokuroria Speciale ka hyrë në kompanitë e Orce Kamçevit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button