Ministria e Drejtësisë është duke i shqyrtuar dy modele për rregullimin e statusit të PSP-së

Ministria e Drejtësisë është duke i shqyrtuar dy modele të cilat do ta rregullojnë statusin e Prokurorisë Speciale Publike, ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në takimin e fundit me gazetarët. Siç njofton Deskoska, me modelin e parë parashihet që PSP të punojë si organ afatgjatë, ndërkaq modeli i dytë të mbetet në statusin që e bartë tani por, ti rriten kompetencat, njofton Portalb.mk.

“Përcaktimi jonë si qeveri dhe ajo që na është dhënë si detyrë për definimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike, praktikisht është që PSP të zgjerohet në organ afatgjatë, i cili do të merret me vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë ose korrupsion nga funksionar të lartë shtetërorë, me qëllim që të mundësohet shfrytëzimi i kapacitetit  të kësaj Prokurorie e cila në një far mënyre dha shpresë për drejtësinë në Maqedoni. Për këto arsye varianti jonë më i përshtatshëm është që një herë ta vendosim në organ afatgjatë që ti vazhdojë kompetencat të cilat i ka tani por me kompetenca shtesë, tha Deskoska.

Ajo shprehet skeptike lidhur me atë nëse do të sigurohen dy të tretat e shumicës parlamentare për ti bërë këto ndryshime, pasi që siç thotë deputetët mund të jenë në dilemë nëse duhet të votohet për.

Në rast se nuk do të ketë shumicë parlamentare, Deskoska, thotë se më e përshtatshme do të jetë metoda e dytë, vazhdimi i veprimtarisë së PSP-së dhe zgjerimin e kompetencave të PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button