Një pjesë të tokës për ndërtimin e hotelit “Meriot”, shteti e ka shitur 30 herë më pak se vlera në treg

Ndarja në VMRO-DPMNE në lidhje me Marrëveshjen e Prespës e ka kthyer jetën dhe veprën e ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në fokus të opinionit.

Dallimi sot është në atë që partia amë dhe simpatizuesit e deridjeshëm janë ata që kanë filluar me “materializmin dhe me koalicionet kriminale” të kushëririt të Nikolla Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

Për herë të parë, një funksionar i VMRO-DPMNE-së ka deklaruar se Mijallkov është ka punuar për interesa materiale, dhe për partinë dhe ideologjinë. Më pas ka pasur një sërë bisedash jo-formale të cilat i lexuam nëpër media se në mbledhjen kryesore në Pallatin e Bardhë ësht ëpërmendur argumenti se “partia dhjetëra herë ka ndërruar ligje për shkak interesave të Mijallkovit”.

Është ndryshuar ligji për nevojën e pronarëve të hotelit “Meriot”

BIRN, duke e hulumtuar hotelin “Meriot”, ka arritur deri te një shembull i tillë, kur ligji është ndërruar në dobi të kompanisë “Divelop Grup”, e cila e menaxhon objektin luksoz në sheshin e qendrës së Shkupit.

Në vend që ta marrë vendin për shkak të tejkalimit të afateve dhe mosplotësimit të obligimeve, shteti e ndërron ligjin që t’i mundësojë ndërtimin e hotelit.

Prej qershorit të këtij viti, familja e Sasho Mijallkovit është pronare e një të tretës së ndërmarrjes “Divelop Grup” dhe një të tretës së hotelit, derisa tjetra pjesë i përket biznesmenit Aleksandar Ivanovski, i njohur si Alek Teranova.

Ivanovski vazhdimisht është lidhur me interesat e biznesit të VMRO-DPMNE-së, në fakt ai e ka filluar ndërtimin e “Meriot” në kohën kur partia ishte më e fuqishme.

Në vitet 2007 dhe 2008 ka blerë dy parcela të tokës në vendin ku sot është hoteli, ndërkaq që ta rrethojë pjesën ndërtimore, është dashur që ta blejë edhe tokën shtetërore që është gjendur ngjitur me parcelat.

Duke pasur parasysh se ka poseduar më shumë se 30% nga tërë parcela ndërtimore, është kualifikuar që t’i blejë edhe 793 metra katrorë të cilat kanë qenë në pronësi të shtetit, me marrëveshje të përafërt, ose siç thuhet popullorçe me marrëveshje në katër sy.

Dhe për atë në qershor të vitit 2009 e ka blerë parcelën, të cilën në emër të Republikës së Maqedonisë e ka nënshkruar ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Në marrëveshjen e 26 qershorit të vitit 2009 qëndron se ndërmarrja e Ivanovskit, “Divelop Grup” është e obliguar që në afat prej gjashtë muajve të marrë miratim për ndërtim dhe plus ta ndërtojë hotelin në afat prej tre vjetëve, pasi që miratimi të bëhet i plotfuqishëm.

Hoteli është dashur të jetë gati pas tre vjetëve ose më së shumti pas katër vjetëve nga shitja e tokës ndërtimore, pra diku në vitin 2013. Në të kundërtën, shteti është dashur t’ia marrë parcelën ndërtimore.

"Meriot"
“Meriot”

Por, hoteli është hapur madje në maj të vitit 2016, pra jashtë afatit të paraparë, megjithatë shteti asnjëherë nuk e ka shfuqizuar marrëveshjen dhe nuk e ka kthyer tokën ndërtimore. Pse është kjo është?

Në vitin 2012, kur VMRO-DPMNE ende ka pasur shumicë të padiskutueshme në Kuvend, është ndërruar ligji për tokë ndërtimore dhe në mesin e shumë ndryshimeve, është ndryshuar edhe neni 19, me të cilin i ka mundësuar Ivanovskit dhe “Divelop Grup” ta neglizhojnë afatin.

Nëse paraprakisht ligji ka parashikuar që të ketë afat për ndërtim në marrëveshjet për shitje të tokës ndërtimore, me ndryshimet e vitit 2012, ky obligim është specifikuar vetëm për tokat e blera në ankand publik. Duke e pasur parasysh atë se “Divelop Grup” e ka blerë tokën në katër sy, është hapur mundësia që afati të humbet nga marrëveshja mes kësaj ndërmarrje dhe shtetit.

Për atë, në gusht të vitit 2013, ndërmarrjet dhe Mile Janakieski kanë nënshkruar aneks, me të cilin e fshijnë nenin që e cakton afatin dhe me atë është mundësuar vazhdimi i ndërtimit të hotelit pa kurrfarë problemi.

Vlera është 3.000 euro për një metër katrorë, shteti e ka shitur për 110 euro për një metër katrorë

Është interesante se ka shumë pika të përbashkëta mes Pallatit të Bardhë të VMRO-DPMNE-së, nga ku Mijallkov ishte i ndjekur, dhe hoteli i bardhë “Meriot”, ku nga një biznes veror familjar të ish drejtorit të DSK-së, paraqitet si një ndër pronarët.

BIRN ka shkruar edhe më herët se VMRO-DPMNE nga shteti që e ka udhëhequr në vitin 2009 ka blerë dy parcela në hapësirë të përgjithshme prej 1.241 metra katrorë për ndërtimin e Pallatit të Bardhë. Partia e ka blerë tokën për diçka më shumë se 130.000 euro, gjegjësisht përafërsisht 110 metra për një metër katror.

Me të njëjtin çmim për metër katror, në të njëjtin muaj nga viti 2009 dhe me nënshkrim të të njëjtit ministër, Mile Janakieski është blerë edhe pjesa e tokës ku më vonë u ndërtua hoteli “Meriot”.

Shteti dhe “Divelop Grup” janë pajtuar që ndërmarrja t’i blejë këto 793 metra katrorë me çmim prej 6.600 denarë ose për tërë parcelën të paguajë diku rreth 85.000 euro.

Ky çmim është shumë më i ulët se sa që është në treg në komunën më atraktive në Maqedoni, pasi që e njëjta Ministri për Transport dhe Lidhje në Qendrën e Shkupit, në vitin 2010 ka shitur tokë shtetërore në ankand publik për 3.000 euro për një metër katrorë, përcjellë Portalb.mk.

“Divelop Grup” deri afër është lidhur vetëm me Aleksandar Ivanovskin, edhe pse ndërmarrja është e themeluar përpara një dekade, edhe atë nga tre kompani, njëra prej të cilave vjen prej destinacionit të njohur ofshor – Belize.

Kompania për herë të parë në opinionin e Maqedonisë është bërë e njohur pasi që e ka ndërtuar ndërtesën e qelqit në sheshin e Shkupit, në të cilën sot gjendet selia e Telekomit. Në fakt, në vitin 2011, Telekom e ka blerë këtë ndërtesë nga “Dievelop Grup” në transaksion që ka kushtuar 16 milionë euro, por edhe tre objekte tjera me vlerë prej 20.7 milionë euro.

Përveç “Meriotit”, kompania është pronare edhe e tokës atraktive hotelierie buzë liqenit të Ohrit, në afërsi të “Ineks Gorica”.

Vjet, një e treta e “Divelop Grup” e ka marrë “Orka Holding” apo ndërmarrja e Orce Kamçevit, ndërkaq më pas ajo pjesë gjatë verës kaloi në duart e “Best vej Investment”, apo djalit më të madh të Sasho Mijallkovit, Jordan.

“Meriot”, sipas informatave të promocionit të hotelit, ka kushtuar 38 milionë euro, ka 164 dhoma dhe apartamente, në mesin e të cilave ka edhe të ashtuquajtura dhoma presidenciale. Në hotel ka tetë salla për ngjarja, pishinë të mbuluar, xhakuzi dhe spa-qendër, palestër, restorant dhe bar dhe e gjitha është e vendosur në ndërtesë, e cila me fasadën e saj barok, është pjesë e ambientit të projektit “Shkupi 2014”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button