Prokuroria Speciale ka hyrë në kompanitë e Orce Kamçevit

Hetues të prokurorisë Speciale Publike sot në mëngjes në orën 6:00 kanë hyrë në të gjitha kompanitë e biznesmenit Orce Kamçev, konfirmuan jozyrtarisht për Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

PSP ka kryer bastisje në selinë e “Orka Holding” dhe në kompani të tjera jashtë Shkupit, në bazë të urdhrit gjyqësor. Aksioni është bërë me asistencë të Repartit për Ndalim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thonë jozyrtarisht nga PSP, por nuk tregojnë se për çfarë dyshime po bëhet fjalë, gjegjësisht çfarë vepra penale hetojnë me inspektorët e krimit të organizuar nga MPB.

Nuk ka informata për momentin derisa zgjat kontrolli nëse edhe është konfiskuar, ose dikush është arrestuar.

Më 29 gusht të vitit 2016, Kamçev është marrë në pyetje në PSP, por Prokuroria atëherë nuk tregoi se në çfarë cilësie ka qenë dhe për cilin rast është ftuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button