Partitë simotra të VMRO-së i thonë Mickoskit: Nëse je për NATO dhe BE, ndrysho

Anëtarët e Partisë Popullore të Evropës (PPE), i kanë dërguar porosi udhëheqësisë së partisë simotër të tyre, VMRO-DPMNE-së, dhe liderit të saj Hristijan Mickoski. Ata kërkojnë që Mickoski të dëshmojë se vërtetë është për Nato dhe Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Mënyra se si vepruat ndaj deputetëve të partisë të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese është i papranueshëm. Mirë është që nuk e bllokoni Kuvendin, por nuk ju ngjan që shkëlqyeshëm jeni duke shkelë rrugën drejt izolimit. Tregoni se vërtetë jeni për BE dhe NATO”, thonë nga PPE-ja.

Këto porosi vijnë në vazhdën e kongresit në Helsinkit, ku VMRO-DPMNE-ja mori pjesë me dy fraksione.

Krahas katërshes udhëheqëse, në takim me anëtarët e PPE-së kanë qenë edhe deputetja Emilija Aleksandrova, Petar Bogoevski, Nikolla Todorov. Të ftuar në kongres kanë qenë edhe të shkarkuarit e tjerë nga VMRO-ja, por për shkaqe të ndryshme ata nuk kanë marrë pjesë.

Han takohet me reformatorët e VMRO-DPMNE-së
Han – Todorov – Bogoevski – Aleksandrova

Se VMRO-ja nuk ka marrë pjesë në mënyrën e duhur, tregojnë edhe fotografitë me eurokomesarin Johanes Han, i cili u pa i fotografuar me ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Është theksuar se është e nevojshme dhe e patjetërsueshme demokratizimi i partisë nëpërmjet ndryshimit të Statutit të partisë, me qëllim që VMRO-DPMNE-ja të vazhdojë të veprojë si evropiane, moderne dhe qendër e djathtë”, ka deklaruar Todorov për gazetën “Nezavisen vesnik”.

Ndërkaq eurokomesari Johanes Han ka deklaruar se ka pasur takim të mirë me Petar Bogoevskin, Emilija Aleksandrova dhe Nikolla Todorov.

“Takim i mirë me kolegët maqedonas, Petar Bogoevski, Emilija Aleksandrova dhe Nikolla Todorov në Samitit e PPE-së. E përshëndes guximin e tyre që të votojnëpër marrëveshjen e Prespës. Të gjitha kërcënimet kundër tyre duhet të përfundojnë. Të gjitha partitë duhet të punojnë për agjendën e BE-së, të cilët e dëshirojnë pjesa më e madhe e qytetarëve”, tha Han në Twitter, transmeton Portalb.mk.


Të përjashtuarit e VMRO-DPMNE-së kanë marrë pjesë në Helsink me ftesë të kryetarit të PPE-së, Zhozef Doll, i cili dëshironte që nga dora e parë të kuptonte se çfarë po ndodh në partinë simotër.

“Ka dëgjuar se udhëheqësia është duke ushtruar trysni ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe, dhe si shkas e ka marrë mosbojkotimin e referendumit dhe më keq, votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Kërcënime dhe sanksionet që i kanë marrë aspak nuk i kanë pëlqyer Doris Pak.

Kryetarja e Asociacionit të grave në PPE, Doris Pak ka theksuar se familja e partive popullore nuk duhet ta tolerojë më tej sjelljen e deritashme të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, ndaj 8 deputetëve që votuan “për” nisjen e procedurës për ndryshime kushtetuese.

“Është e papranueshme që tetë deputetë e VMRO-së, të cilët votuan për marrëveshjen me Greqinë, dhe për ardhmëri evropiane, tash të marrin kërcënime dhe të trajtohen si kriminel”, tha Pak pas takimit me Mickoskin.

Ndërkaq, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me deklaratat pas samitit në Helsinki ka deklaruar se gjithmonë është mirë të dëgjohen të gjitha palët por se asnjëherë VMRO-ja nuk do të ndërmarrë veprime të dhunshme, e as nuk ka ndërmarrë ndaj tetë deputetëve.

“Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët, domethënë të shikohen argumentet e të dyja palëve, në mënyrë që unë të shpjegoj qëndrimet e VMRO-DPMNE-së gjatë periudhës së kaluar, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bind ata se VMRO-DPMNE asnjëherë në të kaluarën, asnjëherë nuk do të mbështesë, as nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme apo kërcënime dhe shantazhe”, tha Mickoski.

LEXO: Mickoski nga Helsinki: Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët
LEXO: Han: Isha shumë i qartë me Mickoskin, Marrëveshja e Prespës duhet të finalizohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button