Këto janë qëndrimet e ambasadores së re amerikane për Ivanovin dhe ngjarjet e 27 prillit

Ambasadorja e propozuar nga Donal Trupm, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Kejt Brns, në fjalimin e saj të fundit e ka dënuar ashpër  dhunën e 27 prillit në Kuvend, duke shprehur përkrahje për të lënduarit në këtë ngjarje. Në mes tjerash ajo bëri thirrje që partitë të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe të përqendrohen në interesin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Shtetet e Bashkuara i dënojnë ashpër sulmet e dhunshme mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, të cilat pasuan pas zgjedhjes së Talat Xhaferi si kryetar të Kuvendit. Si një partner strategjik dhe mik i Maqedonisë, me respekt të plotë të sovranitetit dhe unitetit, SHBA bën thirrje të gjitha partit të përqendrohen në interesin e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, mbi të gjitha, të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive dhe plotësisht të zbatojë të gjitha angazhimet e tyre që rjedhin nga Marrëveshja e Përzhinos. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet dhe proceset demokratike”, tha Burns në fjalimin e saj.

Paraprakisht, në muajin mars të këtij viti Brns u shpreh e pakënaqur dhe nga presidentit Gjorgje Ivanov, i cili refuzoi që të i’a ndaj mandatin shumicës parlamentare.

“Shtetet e Bashkuara janë të pakënaqur që presidenti Ivanov ka refuzuar t’u ofrojë shumicës parlamentare mundësinë për të formuar një qeveri të re. Ne konsiderojmë se ky vendim nuk është në përputhje me angazhimet e OSBE-së, parimet themelore demokratike dhe sundimin e ligjit, të cilat janë vlerat thelbësore të kësaj organizate “, tha Burns.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button