Kuvend, u miratua amandamenti i radhës i ndryshimeve kushtetuese të Maqedonisë

Me 9 vota për dhe 7 kundër, Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit mbi Preambulën. Me këtë amendament parashikohet ndryshimi i Prembulës në pjesën e KAÇKM-së ku “vendimet” do të ndryshohen në “shpallje” si dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit. Në radhë është draft-amendamenti 35 i cili obligon Maqedoninë të respektojë sovranitetin, pacenueshmërinë dhe integritetin e shteteve fqinje.

Komisioni dje e miratoi amendamentin e parë për ndryshimin e kushtetutës me dhjetë vota “për” dhe pesë vota “kundër”, me të cilin propozohet zëvendësim të fjalës Republika e Maqedonisë me fjalën Republika e Maqedonisë Veriore gjithkund në kushtetutë, përveç në nenin 36 ku ka aspekt historik.

Edhe ditën e dytë të debatit pozita dhe opozita mbeten në qëndrime të kundërta.

“Konteksti historik është ruajtur, ndërkaq e drejta për vetëvendosje është e pranuar nga Greqia. Jam i gatshëm të paguaj çmim politik, por ajo është e rëndësishme për Maqedoninë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në debatin për draft-amendamentet e Kushtetutës në Komisionin për Çështje Kushtetuese. Ai tha se është thellë i bindur se garantohet ardhmëria për gjeneratat të cilat vijnë.

Në replikat e deputetëve për draft-amendamentin e dytë, kryeministri theksoi se nuk do të ketë marrëveshje më të mirë dhe se të dy palët fitojnë nga marrëveshja.

LEXO: Debati për amendamentin e dytë, Zaev: Jam i gatshëm të paguaj çmim politik

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski propozoi që në Preambulën e Kushtetutës të vendosen edhe tre dokumente, edhe atë Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nga viti 1991, por edhe kushtetutën rebele të Kryengritjes së Kresnës dhe Organizata e Fshehtë Maqedonase e Edrenesë (OFME).

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin edhe sot i kanë përsëritur qëndrimet e tyre se hapja e Kushtetutës është moment i mirë që të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura dhe kanë propozuar që Maqedonia në Preambulën e saj të definohet si shtet multietnik.

Në draft-amendamentin e dytë propozohet që vendimet e KAÇKM-së të ndryshohen me shpallen e KAÇKM-së dhe të vendoset Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Ndryshe, ky debat duhet të zgjasë 12 ditë, tema kryesore janë identiteti dhe emri i Maqedonisë. Seanca plenare në Kuvend ku do të diskutohet për draft amendamentet është caktuar për më 1 dhjetor 2018.

Diskutimi i draft amendamenteve erdhi pas fazës për përpilimin e tyre, që rezultoi me hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë. Miratimi u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët në Kuvendin e Maqedonisë u formua Komision për Pajtim Nacional dhe grup parlamentar, pasi që u përjashtuan nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button