fbpx

Ish kryeministri Nikolla Gruevski do të mbetet deputet edhe pse i dënuar me burg, Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e Gjykatës

Kërkesa e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski nuk u miratua sot në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë. Propozimi që u miratua në Komisionin për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit të mërkurën në Parlamentin e Maqedonisë sot u hodh poshtë, pa diskutim vetëm me votim, njofton Portalb.mk.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, do të mbetet deputet edhe përkundër dënimit të tij me 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në rastin “Tanku”. Siç pritej, në Kuvend nuk u mblodhën 80 deputetë “për” marrjen e mandatit, por vetëm 58, ndërsa 29 votuan kundër.

Ai dje nuk është paraqitur në burgun e Shutkës pasi që avokatët e tij të hënën dorëzuan ankesë në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore- Shkupi 1, pasi paraprakisht iu hodh poshtë lutja që t’i anulohet vuajtja e burgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button