Mickoski nga Helsinki: Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët

Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët, domethënë të shikohen argumentet e të dyja palëve, në mënyrë që unë të shpjegoj qëndrimet e VMRO-DPMNE-së gjatë periudhës së kaluar, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bind ata se VMRO-DPMNE asnjëherë në të kaluarën, asnjëherë nuk do të mbështesë, as nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme apo kërcënime dhe shantazhe, tha Hristijan Mickoski nga Helsinki në bisedë telefonike për televizionin “Kanal5”, transmeton Fokus.

Ai theksoi se deri më tani është takuar me disa përfaqësues të lartë të Partisë Popullore Evropiane dhe lider të shteteve nga partitë motra.

Mickoski edhe njëher e përsëriti qëndrimin e partisë, duke shtuar se edhe pse Parlamenti ka filluar procedurat parlamentare VMRO-DPMNE vazhdon të mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese.

Dy herë brenda dy javëve, që kur është përjashtuar nga radhët e partisë, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov, i ka shkruar letër të hapur liderit aktual të partisë, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Letra është në kontekst të ndodhive në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Helsink, ku partia është përfaqësuar me dy delegacione, njëra e udhëhequr nga Mickoski dhe e dyta nga krahi i reformuesve në parti, e cila atje është ftuar me ftesë personale nga kryetari i PPE-së, Zhozef Dol.

LEXO: Han: Të ndalojnë kërcënimet ndaj reformatorëve të VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button