Kryeministri Zaev thotë që ka gjasa të ketë ndryshim të ministrave në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev nuk mendon për rikonstruim më të gjerë të Qeverisë por pranon se mund të ketë ndryshim të ministrave të caktuar, transmeton Alsat M.

“Nëse ndonjë ministër nuk vjen në punë, është e logjikshme se duhet qeveria të ulet dhe të mendojë që kjo të ndryshohet. Kështu shkojnë punët. Sigurisht që bisedojmë me partnerët e koalicionit të cilët kanë ndarë përgjegjësinë me ne edhe në resore të tjera. Nëse ka nevoja të atilla, po. Nëse diku nuk ka efekte që duhen e dimë se si të veprojmë. Kam folur me ministrat. Mos-realizimi i investimeve kapitale ka dy hapa. Hapi i parë është t’i marrim paratë dhe t’i adresojmë diku tjetër. Me rishikimin këtë e bëmë. Të gjithë këto pare i drejtuam te komunat që ta rrisim kapacitetin e vetëqeverisjes lokale. Hapi i dytë është përgjegjegjësia politike. As unë dhe as qytetarët nuk do të na kuptojnë nëse nuk i realizojmë programet, buxhetin, veçanërisht zhvillimin kapital të Maqedonisë sepse të gjithë jemi të përkohshëm këtu dhe duhet patjetër të mbajmë përgjegjësi”- u shpreh Zoran Zaev.

Ahmeti: nuk bëhet qameti nëse ka bisedime dhe dakordime në Qeveri për rikonstrium

“Ka mundësi të ndodhë, ka vend për veprim. Ka shumë çka për të dëshiruar, por prap se prapë mendoj se gjërat kanë lëvizur përpara. Pa mos pasur analizë për punën e ministrave nuk mund të flas më shumë. Do ta diskutoj edhe me kryesinë” tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në debatin në Klan Maqedoni.

Përndryshe, dje në Maqedoni kanë qarkulluar informacionet se do të ketë rikonstruim të ri të Qeverisë së Maqedonisë.

Në listën e të përfolurve për largim të mundshëm nga posti, janë:

Kreshnik Bekteshi, minister i Ekonomisë,

Hazbi Lika, zv. kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Dragan Tevdovski, ministër i Financave

Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështje Evropiane

Ndër më të përfolur dhe më të krituar nga opozita kanë qenë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Megjithatë në kabinetin qeveritar ka funksionarë për të cilët opinioni disa herë ka ngritur pyetjen e shkarkimit të mundshëm të tyre, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës.

Nga ana tjetër, se a do të largohet nga posti i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të vendosin organet e partisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kështu u përgjigj në pyetjen e Portalb.mk, vetë ministri Bekteshi.

LEXO: Ministri Bekteshi komentoi informacionet se është pjesë e rikonstruimit të Qeverisë (VIDEO)
LEXO: Përflitet se së shpejti mund të ketë rikonstruim të Qeverisë së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button