Presidenti amerikan Tramp nominoi ambasadore të re të SHBA-ve në Maqedoni

Diplomatja me karrierë në Departamentin e Shtetit, për momentin në funksion të zëvendës shefit të misionit në ambasadën e SHBA-së në Greqi, Kate Byrnes, është e nominuar nga presidenti Donald Trump, për ambasadore të ardhshme në Maqedoni, transmeton VOA, përcjell Portalb.mk.

Për të thuhet se më parë ka qenë njeriu i dytë në mision dhe zëvendës përfaqësues në misionin e SHBA-vë në OSBE në Vjenë. Në karrierën e saj diplomatike ka punuar në ambasadën amerikane në Madrid, Spanjë dhe ka qenë në detyra diplomatike në Afganistan dhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Byrnes flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Informacioni për nominimin e saj është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Ambasadori aktual në Maqedoni, Xhes Bejli e ka ndarë informacionin në profilin e tij në rrjetin social Tuiter:

Bejli ishte emëruar si ambasador në Maqedoni nga ana e Senatit në dhjetor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button