Greqi, papunësia shënoi rënie

Përqindja e papunësisë në Greqi shënoi rënie në muajin gusht në 18,9 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), shkalla e papunësisë në baza sezonale në gusht ka rënë në 18,9 për qind.

Papunësia nga gushti ka shënuar nivelin më të ulët që nga muaji i njëjtë i vitit 2011. Numri i të papunëve në vend është 896 mijë.

Qeveria në Greqi synon që shkallën e papunësisë këtë vit të ulë në 18,4 për qind ndërsa vitin e ardhshëm në 18,2 për qind.

Papunësia më e madhe në vend u regjistrua në vitin 2013 me 27.9 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button