Maqedoni, deputetët të ndarë për modelin e ri të DSK-së

Tre modelet e propozuara për funksionim të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) sot janë prezantuar edhe para deputetëve të Kuvendin e Maqedonisë. Por deputetët janë të ndarë sa i takon modelit, e kurse njëri prej tyre duhet t’i prezantohet më 15 nëntor Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Askush nuk e dëshiron modelin e deritashëm: DSK-ja të jetë pjesë e MPB-së.

Përfaqësuesja e grupit punues për zgjedhjen e modelit të ri funksionues të DSK-së, Daniella Gjorshoska para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend sot ka prezantuar gjetjet e analizës së projektit “Konsolidimi i sistemit të sigurisë”, e quajtur Inteligjenca nën mburojën e Qendra e Gjenevës për kontroll demokratik të fuqive të armatosura, me çka ka paraqitur përparësitë dhe mangësitë e secilit model.

Modeli i parë: DSK-ja të mbetet në kuadër të MPB-së

Daniella Gjorshoska ka theksuar se modeli i deritashëm, kur DSK-ja ishte në kuadër të MPB-së është i veçantë, apo siç e quajti ajo hibrid. Nga 30 shtete sa janë analizuar, ky model ka qenë funksional vetëm në Maqedoni.

Megjithëse modeli i deritashëm ka përparësi, siç është përdorimi i objektit të Ministrisë e Punë të Brendshme dhe të shërbimeve, sërish ka më shumë mangësi.

“Si mangësi janë theksuar mosekzistimi i një ligji të veçantë, dhe modeli nuk është në përputhshmëri me shërbimet moderne evropiane. Veprimi në kuadër të MPB-së e kufizon pavarësinë e saj në aspekt financiar, por shpesh herë kemi edhe përzierje të kompetencave dhe ndikim në menaxhim të resurseve njerëzore. Kemi edhe jotransparencë, autorizime policore, modele të vjetra të punës”, tha Gjorshoska.

Modeli i dytë: DSK të ndahen nga MPB-ja – organ i pavarur

Ky model mund të arrihet me zgjidhje ligjore, duke sjellë pavarësi në rregullimin e kompetencave për sistematizim të vendeve të punës, në menaxhimin me resurset njerëzore, me zbatim të tërësishëm të ciklit kundërzbulues, me krijim të politikës transparente dhe ngritjen e besimit të opinionit. Do të mundësonte edhe veprim parandalues tëtë keqpërdorim të autorizimit policor.

Mangësia e këtij modeli, sipas Gjosheskës qëndron në mundësinë për vënien e kontakteve të sërishme me organe dhe drejtori të tjera të shtetit. Ky model është evidentuar në 11 shtete.

Modeli i tretë: DSK-ja të bashkohet me Agjencinë e Intelegjencës, bashkë organ i pavarur

Përparësitë e këtij modeli është se informacionet lokalizohen në një qendër dhe krijojnë mundësinë për analizë komparative të sfidave dhe kërcënimeve, me një buxhet dhe një objekt.

Por siç tha Gjosheska, mangësi e këtij modeli është se kemi edhe qendërzim të fuqisë, mundësi kjo e humbjes së komponentës kundërzbuluese, monopolizim i informacioneve, ndikim politik, dhe pamundësi për verifikim të dyfishtë të informacioneve. Ky model është evidentuar në 9 shtete.

Sistemi i ri shërbimeve të sigurisë: Ndryshim i llojit të shërbimit

Pas analizës së sistemeve të shërbimeve të sigurisë, pjesa më e madhe e institucioneve që hynë në këtë sistem, në shtete tjera i raportojnë kryeministrit të shtetit, por ka edhe të tjerë që i raportojnë ministrit për Punë të Brendshme, kryetarit të shtetit, këshillave të pavarur, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Drejtësisë.

Si shërbim më i madh i sistemit të shërbimeve të sigurisë, më së shumti është parë i pranishëm, në 28 shtete, lufta kundër terrorizmit, proliferimi, mbrojtja nga siguria ekonomike, esktremizmi, kundërzbulimi dhe krimi i organizuar. Si pasojë e kësaj, Gjorshoska nuk e përjashton mundësinë që pjesë e shërbimit të jetë edhe grumbullimi i provave gjyqësore.

“Sa i takon autorizimeve të cilat i posedojnë shërbimet e sigurisë, vetëm në grumbullimin e të dhënave kundërzbuluese, nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe grumbullim të provave gjyqësore për procesuim juridik-penal”, tha Gjorshoska.

Siç njoftoi Gjorshoska, në shtete tjera është evidentuar marrje e informacioneve të klasifikuara për individë para punësimit të tyre, dhe pamundësi për posedim të dy shtetësive.

Në disa shtete, siç njoftoi ajo, të bëhesh pjesë e këtyre shërbimeve, është e ndaluar të kesh qenë dhe të jesh anëtar i partive politike.

LEXO: Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë

Në seancën e Komisionit i pranishëm ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili sërish vlerësoi se theksi i modelit të ri funksionues është të kemi agjentë profesionist.

Deputetët të ndarë për modelin e DSK-së

Pas prezantimit të modeleve, mangësitë dhe përparësitë e gjithsecilit prej tyre, deputetë janë shprehur të ndarë sa i takon modelit të funksionimit të DSK-së.

Për deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski më i pranueshëm është modeli i dytë.

“Nëse duam reforma thelbësore në këtë sistem, atëherë duhet të zbatohet modeli i dytë”, tha Ilioski

Kurse për deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rexhail Ismaili është modeli i tretë.

“Unë jam që të kemi një shërbim të inteligjencës”, tha Ismaili.

LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Edhe ekspertët janë të ndarë sa i takon modelit, disa janë për modelin e dytë, e disa të tjerë për të tretin. Megjithatë, asnjë nuk e sheh si të duhur modelin e deritashëm, që DSK të jetë pjesë e MPB-së.

LEXO: Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë

Se modeli i ri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, nuk duhet të mundësojë vetëm mënyrë të re të funksionimit, por edhe ngritje të kapaciteteve ekzistuese të kuadrit në sistemin e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni, u tha në debatin e tretë “Reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim”.

Reformat në sistemin e shërbimeve të sigurisë në pesë hapa:

Hapi i parë: Formimi dhe nisja me punë e Agjencisë Teknike Operative (ATO),
Hapi i dytë: Zgjedhja e modelit funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK),
Hapi i tretë: Formimi i trupit formal të pavarur që do të mundësojë koordinim dhe menaxhim formal ndërmjet institucioneve të sistemit të shërbimeve të sigurisë,
Hapi i katërt: Diskutim i segmenteve të ndryshme të sistemit të shërbimeve të sigurisë – roli i presidentit të shtetit dhe
Hapi i pestë: Miratimi i ligjit për shoqërinë e zbulimit dhe sigurisë nëpërmjet të cilit do të definohet mandati i çdo individi (vendim i Qeverisë së Maqedonisë).

Për momentin, procesi i reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë është në fazën e dytë – përzgjedhjen e modelit të DSK-së i cili është në fazën e procesit konsultativ i cili do të përfundojë më 15 nëntor, duke dorëzuar modelin për miratim në Qeverinë e Maqedonisë.

Përndryshe, diskutohet për tre modele të tranformimit të DSK-së: Modeli i parë – parasheh ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur, Modeli i dytë – parasheh vazhdimin e modelit të deritanishëm me të cilin Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim mbetet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Modeli i tretë – parasheh bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Inteligjencës, që nënkupton formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore.

LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja
LEXO: MPB-ja i tregoi modelet që janë në lojë
LEXO: Skandali me përgjimet, Portalb mësoi emrat e individëve që do ta reformojnë DSK-në
LEXO: Deri më 15 nëntor do të zgjedhet modeli i ri funksionues i DSK-së
LEXO: Portalb mësoi emrat e individëve që do ta reformojnë DSK-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button