Tetovë, Inspektorati komunal i ekologjisë mbetet i verbër përpara fakteve (FOTO)

Inspektorati  komunal i Tetovës është i paaftë të gjejë zjarrvënësit e mbeturinave në shtratin e lumit “Shkumbin” ditë më parë në qytetin e Tetovës.

Edhe pse Portalb dëshmoi se mbeturinat digjen në lagjen e romëve në qytetin e Tetovës  duke bashkëngjitur fotografi, nga Komuna e Tetovës na thanë se kanë nxjerrë inspektor në terren, por që, sipas tyre, ata nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë zjarri në këtë pjesë të qytetit.

“Inspektorët e ekologjisë në Komunën e Tetovës kanë dalë në vendngjarje dhe nuk kanë arritur të shohin gjurmë zjarri në këtë pjesë të qytetit ” na thanë nga Komuna e Tetovës. Por, era tym nuk ndalet në qytet!

Nga ana tjetër, edhe qytetarët e Tetovës vazhdimisht denoncojnë raste në uebsajtin E-report të Komunës së Tetovës por angazhimi i inspektorarit lë shumë për të dëshiruar.

Djegia e deponisë në "Lagjen e Romëve", Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në “Lagjen e Romëve”, Tetovë, 05.11.2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button