Аnketë: Shumica e qytetarëve nuk kanë përgjigje se ku duhet ta paraqesin gjuhën e urrejtjes në media

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë përgjigje se ku do ta paraqitnin rastin nëse në ndonjë medium do të hasin se po shpërndan gjuhë të urrejtjes e cila është vepër penale e cila dënohet me gjobë në të holla dhe burg prej 1 deri në 5 vjet, kështu tregon anketa e realizuar nga Qendra për Hulumtime “Ipsos Maqedoni”, përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Hulumtimi ka përfshirë 1033 anketues kurse është realizuar gjatë muajit shtator të 2018-s.

Sipas anketës, 46,2% e qytetarëve nuk kanë dhënë përgjigje se ku do ta paraqitnin gjuhën e urrejtjes nëse e hasin nëpër media, 9,2% do të paraqitnin në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale 9,2%, 8,5% në Këshillin e Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, 8,4% në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi nga 6,7% në Komisioni për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik dhe organizata tjera ose institucione, 6,2% në Avokatin e Popullit të Maqedonisë, 5,2% në Këshillin për Etikë në Mediat e Maqedonisë 5,2% dhe 2,9% në Prokurorinë Publike.

Paraprakisht, Komiteti i Helsinkit për Portalb.mk, deklaroi se qytetarët e Maqedonisë shumë pak e njohin gjuhën e urrejtjes, pasi që korniza juridike është jo-precize, ata kërkojnë që pushteti të bëjë fushatë që opinioni të jetë i njohur me gjuhën e urrejtjes.

“Korniza-juridike për njohjen dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes është jo-precize dhe nuk mundëson kornizë të qartë për definimin dhe përfshirje të gjuhës së urrejtjes, me çka nuk krijon kushte për zhvillim të praktikës gjyqësore. Ka mungesë të fushatave publike për njohjen e gjuhës së urrejtjes dhe parandalimit të saj në hapësirën publike, me çka fenomeni i njohjes së gjuhës së urrejtjes te qytetarët është ndjeshëm i ulët. Pushteti ekzekutiv të angazhohet rreth promovimit të vlerave të barazisë dhe tolerancës së dallimeve, si dhe të ofrojë përmbajtje edukative për opinionin që ta njohë gjuhën e urrejtjes”, thonë për Portalb.mk nga KH.

Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri” dhe interkulturalizmit në Maqedoni, do ta luftojë gjuhën e urrejtjes, ndërkaq paralajmërojnë edhe padi të reja nëpërmjet MPB-së për personat që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes nëpër rrjetet sociale dhe gjithandej. Strategjia do të hartohet në periudhë prej gjashtë muajve në formë të dokumentit, dhe sipas pushtetit është i rëndësishëm duke pasur parasysh ndarjen e shoqërisë në baza të ndryshme.

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mes të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014), për shkelësit parashihet dënim me të holla dhe dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

LEXO: Qytetarët e Maqedonisë shumë pak e njohin gjuhën e urrejtjes, organet e rendit aspak
LEXO: Qeveria e Maqedonisë do ta luftojë gjuhën e urrejtjes përmes konceptit “Një shoqëri” dhe me kallëzime penale
LEXO: Maqedonia “vlon” nga gjuha e urrejtjes, por rastet rrallë procesuohen në Gjykatë (Infografik)
LEXO: Rastet më eklatante të gjuhës së urrejtjes në vitet 2013 – 2018
LEXO: “Ballistët” dhe “Vojvodët” para Policisë premtuan se më nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes
LEXO: “Ballistët” dhe “Vojvodët” i mblodhën policët dhe prokurorët: Thonë se po identifikohen shpërndarësit e gjuhës së urrejtjes
LEXO: Policia dhe Prokuroria në ofensivë me padi penale kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button