Me ndryshime e propozuara ligjore nuk do të ndahen më para çdo muaj për fëmijën e tretë

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të publikuar nga ana e Regjistrit nacional-elektrik parashikojnë heqje të masës për marrje të parave për fëmijën e tretë. Këto ndryshime duhet të shqyrtohen në seancë qeveritare dhe duhet të dorëzohen për miratim në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Kjo masë do të hiqet për shkak se nuk ka dhënë efekte pozitive në rritjen e natalitetit siç pritej kur u miratua në vitin 2009 nga qeveria e VMRO-DPMNE-së.

“Në vend të kësaj mase, me ndryshimet ligjore parashikohet ndihmë për çdo fëmijë të lindur, por ndihma do t’ju ndahet vetëm njëherë, e jo çdo muaj, ku për fëmijën e parë parashikohet ndihmë prej 5.000 denarë, për fëmijën e dytë 20.000 denarë, ndërsa për fëmijën e tretë 60.000 denarë”, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas ligjit të deritanishëm, nëna ka marrë nga 8.048 denarë për fëmijën e tretë çdo muaj, deri në 10 vjet, ndërsa për fëmijën e katërt, nëse merret ndihmë për fëmijën e tretë, ndihma ishte 11.267 denarë në afat për 15 vite.

Ata prindër që e kanë marrë të drejtën e kompensimit të tillë, do të vazhdojnë të marrin para deri në fund të afatit të parashikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button