Maqedoni, gjysma e qytetarëve vlerësojnë se mediat janë të varura nga politika (FOTO)

“50.4 për qind e qytetarëve të anketuar kanë vlerësuar se mediat në Maqedoni janë të varura nga politika, kurse vetëm 15.1 për qind e tyre vlerësojnë se ato janë të pavarura”, u tha sot gjatë prezantimit të hulumtimit “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme” që u prezantua sot në Shkup në kuadër të debatit “Mediat dhe politika në Maqedoni”, transmeton Portalb.mk.

Kjo ka bërë që qytetarët të kenë shumë pak besim edhe në gazetarët.

“14 për qind kanë shumë besim në gazetarët, 46 për qind e tyre nuk kanë qëndrim ndaj tyre, kurse 68 për qind prej tyre nuk kanë fare besim në gazetarët”, tha Ivica Sokollovski, menaxher dhe hulumtues i Ipsos Maqedoni.

Hulumtimi “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”

Tjetër element i rëndësishëm është se rrejtët sociale janë kanali i dytë nëpërmjet të cilave informohen qytetarët, edhe pse në këtë kanal nuk janë përfshirë portalet, por vetëm rrjetet sociale.

“71 për qind e qytetarëve informohen nëpërmjet televizionit, 46.9 për qind nëpërmjet rrjeteve sociale, 12.4 për qind nga ueb faqet e institucioneve publike, 12.2 për qind nga radiot, 8.7 për qind mediat e shtypura dhe 6.9 për qind faqet e internetit të OJQ-ve”, tha më tej Sokollovski, i cili shtoi se meqë TV janë ndër më të frekuentuarat, ndaj tyre qytetarët kanë besim më të madh.

Hulumtimi “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”

Rrjetet sociale mbeten kanali, që sipas qytetarëve shpërndahen më së shumë lajmet e rreme.

“43.7 për qind e qytetarëve vlerësojnë se në rrjetet sociale bëhet shpërndarja më e madhe e lajmeve të rreme, ndërkaq 38.7 për qind thonë në televizione, 17.7 në mediat e shtypura kurse 19.6 për qind nuk kanë qëndrim për këtë çështje”, tha Sekullovski.

Problematike mbetet edhe ajo se 71.1 për qind e qytetarëve nuk e dinë se çfarë nënkupton vetërregullimi, ndërkohë që 14.7 për qind e tyre thonë që e dinë.

Qytetarët i besojnë më shumë BE-së, e më pak Rusisë

44 për qind e qytetarëve të Maqedonisë i besojnë shumë Bashkimit Evropian si institucion ndërkombëtar, më së shumti se sa NATO-s me 40.7 për qind, Gjermanisë me 34.8 për qind dhe SHBA-së me 30.3 për qind.

Më së paku i besojnë Rusisë, me 21.5 për qind.

Ndryshe, anketa është realizuar nga Qendra për Hulumtime “Ipsos Maqedoni”, përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Hulumtimi ka përfshirë 1033 anketues kurse është realizuar gjatë muajit shtator të 2018-s.

Hulumtimi “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button