Dimitrov: Reformat janë që Maqedonia të bëhet demokraci funksionale

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në takimin e djeshëm në Berlin me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Heker tha realizimi i reformave në Maqedoni janë, para se gjithash, për përfitim të vetë qytetarëve dhe transformimin e vendit në demokraci kredibile evropiane. Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se “vizita historike e kancelares Merkel me 8 shtator është dëshmi për nivel të lartë të marrëdhënieve maqedonase-gjermane”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës dyditore në Berlin, e cila mbaron sot, Dimitrov dje me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Junger Krihbaum, ka folur para komisionit. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, shefi i diplomacisë maqedonase ka folur edhe për zhvillimin më të ri të gjendjeve të brendshme politike në Maqedoni, me theks për implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

Megjithatë, Dimitrov i ka theksuar agjendën reformatore të BE-së dhe NATO-s, si dhe kontributin maqedonas për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore.

“Jemi të vendosur të korrim sukses dhe në takimin e radhës së bashku ta festojmë hapjen e negociatave me BE-së”, u ka thënë Dimitrov, anëtarëve të Komisionit të Bundestagut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button