Në mua shiheni ministrin Janakieski, u ka thënë i akuzuari Dimovski të punësuarve në Ministri

Gjykimi për lëndën “Toplik” sot ka vazhduar me pyetje të kryqëzuara të dëshmitarit në rastin, e punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve e cila ka qenë anëtare në Komisionin për Ankand Publik, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për vendin në “Sonçev Grad” në Sopishte që të hidhet në shitje për hskak të dokumentacionit të pakompletuar, njofton Portalb.mk.

E punësuara në seancën e sotme ka deklaruar se i akuzuari, Dimitar Dimovski ka qenë ai i cili i ka transmetuar porositë mes Komisionit dhe ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve , Mile Janakiesi, i cili është i akuzuar në këtë lëndë.

“Dimovsi ishte i punësuar në Ministrinë dhe ai na ka thënë “në mua shiheni ministrin, unë i transmeton porosit për lëndën”, tha dëshmitari.

I akuzuari Dimovski shumë shpesh ka shkuar që t’u tregojë anëtarëve që të punojnë më shpejtë në lidhje me mbledhjen e të dhënave për tokën me qëllim që puna të kryhet më shpejtë.

Në seancën e kaluar dëshmitari ka theksuar se anëtarët e Komisionit për Ankand kanë kërkuar që të shkarkohen nga e njëjta për shkak se, edhe pse dokumentacioni i tokës nuk ka qenë i kompletuar, Jankieski ka kërkuar prej tyre që toka të hidhet në shitje.

Në pyetjen e prokurorit të PSP-së se çfarë ka konstatuar Komisioni, dëshmitari tha se dokumentacioni ka qenë jo i plotë dhe për atë nuk ka mundur që të miratojë vendim për vendosje të tokës në ankand publik.

“Nuk ka pasur të dhëna numerike për të gjitha parcelat ndërtimore, nuk ka pasur vërtetim për lëvizje të parcelave kadastrale”, tha dëshmitari.

Ndryshe, rasti “Toplik”, ka të bëjë, me keqpërdorim të “detyrës zyrtare”, ku ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe pesë të dyshuar të tjerë, të Komisionit për Ankande Publike të po së njëjtës ministri, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.44 milionë euro.

Komisioni Ankandeve Publike, sipas PSP-së e ka informuar të Janakieskin, se për shkak të mungesave juridike dhe faktike nuk kanë qenë të plotësuara kushtet për dhënien e zbatimin e procedurës për ankand publik, për shitjen e tokës ndërtimtare për ndërtimin e lagjes rezidenciale në Sonçev Grad të Komunës së Sopishtes, megjithatë, Janakieski ka krijuar komision të ri për ankand publik që nëpërmjet tyre, edhe përskaj mangësive të theksuara e ka realizuar qëllimin, gjegjësisht ankandin publik dhe ka bërë marrëveshje për shitjen e vendit ndërtimtar.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOPLIK” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button