Tekst që “vajton” për padi

Burimi: KriThink

Teksti që e recensojmë, “qan” për padi për shpifje. Në të janë bërë akuza të rënda për kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin, ndërsa informatat as nuk janë verifikuar, as nuk janë konfirmuar. Në artikull nuk janë theksuar burimet, por gjithçka është spekulim.

Linku deri te artikulli origjinal: SHILEGOVI SHKAK PËR MBYLLJEN E “FSHATIT MAQEDONAS”? A ka kërkuar Shilegovi “gjysmë për gjysmë” nga qarkullimi i kompleksit?

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2018

Data e recensionit: 24.10.2018

Recenzuese: Аna Anastasovska

Teksti në fillim informon për vendimin e menaxhmentit të kompleksit “Fshati maqedonas” për ta mbyllur atë. Vendimi u publikua në faqen zyrtare të “Fshatit maqedonas” në Facebook.

Mbyllja e kompleksit “Fshati maqedonas” për shumë njerëz ishte befasi, veçanërisht për shkak të madhësisë së investimit dhe rëndësisë së tij në aspket të ofertës turistike-kulturore të kryeqytetit. Sot në mëngjes, menaxhmenti i kompleksit, me të cilin menaxhon kompania “Tineks” në rrjetet sociale i informoi qytetarët se prej 18 tetorit kompleksi nuk do të punojë.

Pastaj, është përcjellë qëndrimi i qeverisë, e cila e ka dhënë me koncesion “Fshatin maqedonas”.

Nga SPPP-ja e qeverisë, e cila e jep me koncesion “Fshatin maqedonas” informuan se ata nuk kanë informatë për vendimin e këtillë të menaxhmentit dhe theksuan se do të mbajnë takim me përgjegjësit.

Dhe deri këtu është gjithçka është në rregull. Është potencuar se “ajo që mbetet e paqartë anë shkaqet për të cilat menxhamenti ka marrë një veprim të këtillë”.

Dhe mu për shkak të arsyeve të paqarta për veprimin e menaxhmentit, në tekst fillojnë të thurren spekulime dhe informata më the-të thash, që për një artikull profesional gazetaresk është e palejueshme.

Në publik tashmë qarkullojnë informata se pronarët e koncesionit janë ballafaquar me shantazhe nga kryetari i Shkupit, i cili gjoja, ka kërkuar një pjesë të qarkullimit të kompleksit të restoranteve dhe të hotelit. Sipas disa informatave shuma është sjellë edhe deri në 50% të qarkullimit ditor të kompleksit.

Si kërcënim, pronarët kanë qenë të paralajmëruar se nëse nuk e pranojnë këtë ofertë nga kryetari i Shkupit, do të përballen me inspeksione, mbyllje, ndërsa si masë e parë për zvogëlimin e vizitueshmërisë së kompleksit është futur çmim i lartë për parkim, gjegjësisht 100 denarë në orë.

Në publik nëse qarkullojnë informata, ato duhet të verifikohen para se të publikohen. Në të kundërtën, pa e theksuar burimin e informatave dhe pa verifikimin e tyre, teksti “qan” për padi.

Në këtë rast, nuk është kërkuar qëndrim nga koncesioneri i kompleksit, e ai është ish-kryetari i komunsë Qendër, Vlladimir Todoroviq. Nuk është kërkuar as qëndrim nga kryetari i komunës së Shkupit, Shilegov, edhe pse ai drejtpërdrejtë akuzohet për reketim.

Ajo që është theksuar në tekst është se “për këto informata nuk ka konfirmim as nga menaxhmenti, e as nga autoritetet komunale”. Kjo nuk mjafton. Që publiku ta fitojë pasqyrën e plotë, duhet të prezantohen të dyja anët e tregimit. Kështu, teksti është i njëanshëm dhe politikisht i motivuar, gjegjësisht ka për qëllim ta sulmojë kryetarin e Shkupit, Shilegovin.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button