Pagat e ministrave ende janë larg syve të qytetarëve

Do të vendosim masa për çdo qytetarë i cili në kompjuterin e tij do të mund të shoh se sa është paga e çdo ministri 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM, mes tjerash, premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të vendos masa me të cilat çdo qytetarë nga kompjuteri i tij do të mund të verifikojë pagën e çdo ministri. Premtimi i përmendur zgjedhor i LSDM dhënë në programit të tyre: “Plani për jetë në Maqedoni“, është pjesë edhe e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 231) dhe deri më tani (05.11.2018) nuk është realizuar. 

Plani i kryeministrit dhe ministrit nuk është publikuar. Informacioni për atë se sa janë të hyrat e tyre, qytetarët nuk do të mund i kenë në kompjuterin e tyre në një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë, siç është premtimi zgjedhor i socialdemokratëve. As në internet-faqen e Qeverisë, as në ueb-faqen e ministrive, nuk ka fushë të veçantë përmes të cilët mund të shihet paga e ministrave. Në menynë kryesore, një “vegël” e tillë nuk mund të gjendet me kërkimet në internet-faqen e këtyre institucioneve. 

Në mars të këtij viti në konferencë për shtyp të Qeverisë u prezantua Vegla për llogaridhënie të shpenzimeve të bartësve të funksionit, ku mund të shihen informacionet për shpenzime zyrtare të kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, zëvendës ministrave, sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, sekretarëve shtetëror të ministrive. Por, me këtë zgjidhje softuerike nuk ka mundësi të shihet se sa është paga e ministrave.

Përndryshe, pagat e ministrave janë rregulluar me Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë, ku për ministrat është vërtetuar koeficienti prej 3,7, për kryeministrin 4,4, ndërsa si bazë për llogaritje merret paga mesatare e të punësuarve të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në dhjetor vitin e kaluar paga mesatare ka arritur vlerën prej 23.850 denarë, kështu del që paga mesatare e ministrave më së paku është 88.245 denarë, ndërsa e kryeministrit 107.325 denarë.

Por, ideja e premtimit nuk është që qytetarët vet të llogarisin se sa janë shumat e ministrave, por një informacion të tillë ta kutpojnë në një mënyrë më të thjeshtë,  nëpërmjet një vegle softuerike të publikohet në vend të dukshëm dhe të bie në sy. Verifikimin, tani për tani nuk do të mund ta bëjnë me një të klikuar në internet.

Burime: Vërtetmatësi 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button