Ahmeti për Prokurorinë Speciale: Jemi për drejtësi të specializuar, por jo që merr vendime selektive

“Jam për drejtësi mbi prova sepse duke pasur shtet ligjor, duke pasur vërtetë ndarje të drejtë të drejtësisë do të jemi më të relaksuar, vendi do të jetë shumë i qetë”, kështu deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Debat” të “Klan Maqedoni”, në pyetjen se si do të zgjidhet çështja e Prokurorisë Speciale, të cilës i skandon mandati në shtator të vitit 2020, njofton Portalb.mk.

Ahmeti nuk u përgjigj në lidhje me atë se a do ta përkrahin vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale, por tha se ata nuk duan t’i ikin drejtësisë, por kërkojnë të mos ketë drejtësi për të denigruar imazhin e partisë apo të ndonjë funksionari për qëllime politike.

“Kur është miratuar PSP, është bërë marrëveshje që ajo hapësirën e veprimit ta ketë vetëm për përgjimet prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Unë nuk jam që t’i shmangemi drejtësisë, por jo drejtësi selektive. Unë nuk jam që t’i dredhojmë drejtësisë, por jo drejtësi mbi hakmarrje. Jo drejtësi manipuluese për qëllime politike, për të denigruar qoftë BDI-në, apo personalitete të ndryshme në BDI. Ne zyrtarisht kemi kërkuar nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria e Përgjithshme që të hapet hetim, për tërë veprimtarinë e çdo funksionari qoftë në nivel qendror apo komunal”, tha Ahmeti.

Ahmeti kërkon që është për “drejtësi të specializuar”, por jo që merr vendime selektive.

“Unë akuzohem për kriminel, akuzohem për hajdut, për lloj-lloj procesesh të cilat as emrat nuk i njoh dhe as nuk i di dhe po të kemi një drejtësi të specializuar, por jo që merr vendime selektive, sigurisht që do të jemi më të qetë, por edhe ai që do të mendojë keq për të ngritur ndonjë akuzë, do të mendohet dy herë sepse edhe ai që shpif duhet të shkojë në burg”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button