Shtëpia e Bardhë i merr akreditimin gazetarit të CNN-it pas konfliktit verbal me Trumpin

Shtëpia e Bardhë pezulloi të hënën për një periudhë të pacaktuar, akreditimin e gazetarit Jim Acosta, nga televizioni CNN, të cilit i parapriu një konflikt verbal me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një konference për mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me zhvillimin në fjalë, ka reaguar Shoqata e Korrespodentëve nga Shtëpia e Bardhë, e cila bëri thirrje për ndryshimin e vendimit.

Shoqata thekson se akreditimi i lëshuar nga Qeveria, është përdorur si mjet për të ndëshkuar gazetarët. Ndërkohë, shtëpia mediatike e Acostas, e quajti masën e Shtëpisë së Bardhë si një “hakmarrje” ndaj pyetjeve sfiduese ndaj presidentit.

Sekretarja e Trumpit për marrëdhënie me opinionin, Sarah Huckabee Sanders, akuzoi Acostan se ka vendosur dorën mbi nëpunësen e Shtëpisë së Bardhë kur ajo u përpoq të merrte mikrofonin ndërsa ai po fliste. Acosta dhe CNN pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë.

Trump dhe gazetari i CNN-it, hynë në një konflikt verbal kur Acosta parashtroi një pyetje për karvanin me emigrantë i cili po lëvizte në drejtim të SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button