Koreja e Veriut e ka anuluar takimin e paralajmëruar bilateral në New York

Autoritetet e Koresë së Veriut anuluan takimin e zyrtarit të lartë të këtij vendi me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili planifikohej të mbahej këtë javë në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i diplomacisë koreanojugore, Kang Kyung-wha, konfirmoi se Pheniani zyrtar ka anuluar vizitën zyrtare në New York, gjatë së cilës ishin planifikuar bisedime për organizimin e samitit të dytë të liderëve amerikan dhe koreanoverior për procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Deri më tani nga Pheniani nuk ka sqarim zyrtar për anulimin e takimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë u tha se takimi mes Pompeo dhe zëvendës kryetarit të Komitetit Qendror të Koresë së Veriut, Kim Yong Chole, ka mundësi të organizohet përsëri, por se për këtë nuk ka nxitim.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e shkurtër theksuan se anulimi erdhi për shkak të harmonizimit të detyrimeve të palës tjetër.

Kim Yong Chol, zyrtarisht është njeriu i dytë më me ndikim në Korenë e Veriut dhe sot duhej të udhëtonte në New York për të biseduar me shefin e diplomacisë amerikane, Pompeo.

Trump në qershor u takua me liderin koreanoverior, Kim Jong-un, në Singapor dhe arriti marrëveshje parimore për dhënien fund të krizës koreane për denuklearizimin dhe normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button