Trump shkarkoi prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, u shkarkua nga presidenti Donald Trump.

Trump njoftoi përmes Twitter-it se ai do të zëvendësohet nga shefi i tij i stafit, transmeton REL.

Presidenti ka kritikuar vazhdimisht Sessions, një ish-senator republikan, i cili ka qenë ndër ndër të parët që ka mbështetur kandidaturën presidenciale të Trumpit.

“Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, për shërbimin e tij, dhe i uroj të mira”, shkroi Trump në Twitter.

Sessions tha përmes një letre se jep dorëheqje me kërkesën e presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button