Emrat e kodoshëve të rinj, shpalosen të premten

Gjatë të premtes do të shpalosen emrat dhe dosjet e kodoshëve të rinj. Paraprakisht të hënën komisioni për verifikimin e fakteve mori vendim për publikimin e tyre.

Sipas kryetarit të Komisionit Tome Axhiev, emrat e dy zyrtarëve aktual, njëri këshilltar në komunën e Gazi Babës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e tjetri në Këshillin e komunës së Bogovinës nga BDI do të shpalosen pas skadimit të afatit ligjor prej tre ditëve.

Me publikimin e vendimeve dhe dosjeve të kodoshëve të cilat komisioni filloi shpalos javën e kaluar, në këtë periudhë kohore në internet faqen e Komisionit u publikuan 23 emra. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button