Stoltenberg: NATO do të vazhdojë mbështetjen për Afganistanin

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një vizitë surprizë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg është pritur me një ceremoni zyrtare në rezidencën presidenciale nga presidenti i vendit Ashraf Ghani.

Në një fjalim Ghani tha se vendi i tij është partner shumë i mirë i NATO-s në çështjen e luftës kundër terrorizmit.

Pasi bëri të ditur se NATO ka dhënë viktima në luftën kundër terrorizmit në Afganistan, Ghani tha se duhet të luftohet kundër terrorizmit ndërkombëtar që ndryshon fytyrën e tij.

Stoltenberg ka thënë se NATO do të vazhdojë mbështetjen e saj për Afganistanin duke shtuar se forcat afgane të sigurisë, kryesisht ato ajrore kanë arritur zhvillim. Sipas tij, pavarësisht kësaj situata e sigurisë në vend është shqetësuese.

Ai tha se është formuar një bazament i fuqishëm për arritjen e paqes në Afganistan, duke shtuar se lufta e talebanëve ndaj shtetit nuk do të prodhojë rezultate dhe për këtë arsye, theksoi ai, dëshiron që talebanët t’i bashkangjiten paqes.

Stoltenberg ka bërë të ditur se NATO do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Afganistanit në çdo pikëpamje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button