fbpx

Ariana Grande u nderua me çmimin Gruaja e Vitit në muzikë

Këngëtarja Ariana Grande është përzgjedhur Gruaja e Vitit nga mediumi “Billboard”.

25-vjeçarja do të marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë” që do të organizohet nga ky medium më 6 dhjetor në New York, përcjell Koha.net. 

Në një njoftim, “Billboardi” ka thënë se Grande i qëndron prapa “vendimeve të veta në një botë që nuk është shumë mikpritëse për gratë”.

Në vitin e fundit, Grande kishte hyrë në “Top 40” me hitet “No Tears Left to Cry”, “Breathin” dhe “God Is a Woman”.

Ajo organizoi edhe një koncert në Manchester vitin e shkuar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e një viti më herët nga bombat në këtë qytet.

Këtë çmim më herët e kanë fituar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button