Histori suksesi- Kamarierja që u bë pjesë e Kongresit Amerikan

Ditën e  djeshme në SHBA janë mbajtur zgjedhjet e Kongresit në të cilën u zgjodhën 100 gra. Ndër ta, dhe më e përfolura është 29-vjeçarja Alexandria Ocasio Cortez e cila është vajza më e re në moshë që ka patur ndonjëherë Kongresi Amerikan. Por suksesi i Alexandria nuk qëndron vetëm këtu; surprizues është edhe fakti që ajo kur nisi fushatën punonte si kamariere dhe arriti të fitojë 57% të votave. E reja me origjinë nga Puerto Rico përdori në fushatë çështjet e heqjes së ligjeve të emigracionit si dhe heqjen e tarifës së universiteteve publike. Puertorikania është shprehur se kur e nisi kandidimin e dinte se nuk do të fitonte, pasi shumë i kishin thënë se ajo nuk është askush që ta dëgjojnë, ishte thjesht një kamariere, shkruan Bordo.al. 

“Shoqëria jonë i ul njerëzit në sasinë e parave që ata bëjnë dhe pozicionin e tyre profesional, që është shumë demoralizuese. E dija që unë isha një edukator, e dija se isha organizatore … E dija se ajo që po bënim ishte e drejtë. Gjithmonë kam qenë e bindur se ajo që po bëja ishte gjëja e duhur. Por më duheshin muaj, muaj dhe muaj për të bindur veten dhe për të bindur të tjerët se isha zgjedhja e duhur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button