Takim në UEJL: Si të shrytëzohet Fondi Inovativ për Zhvillimin e Bizneseve në rajonin e Pollogut (VIDEO)

Si të shrytëzohet Fondi Inovativ për Zhvillimin e Bizneseve në rajonin e Pollogut ishte tema e takimit të sotëm në UEJL në Tetovë, mes ministres së investimeve të huaja, Zorica Apostollska, përfaqësuesve të OEMVP-së dhe përfaqësuesve të kompanive nga rajoni i Pollogut, njofton Portalb.mk.

Ministrja Apostolska së bashku me përfaqësues të OEMVP-së organizuan në UEJL një takim me përfaqësues të kompanive nga Pollogu, duke e prezantuar kështu Fondin inovativ për zhvillimin e bizneseve në këtë rajon dhe masat e qeverisë për mbështetjen e investimeve nga shtyllat e Planit të rritjes ekonomike.

Sipas Apostolskës, qëllimi i takimit ishte nxitja e biznesmenëve për investimet e tyre të ardhshme në forcimin e proceseve afariste përmes teknologjisë. 

“Takimi i sotëm me përfaqësuesit e OEMVP-së ka për qëllim prezantimin e politikave qeveritare ekonomike dhe përkrahjet financiare me qëllim që të biznesmenët të nxiten për investimet e tyre të ardhshme në përdorimin e teknologjisë, të ndërmarrjeve investuese duke u pajisur me makina të reja dhe pajisje të reja, me resurse njerëzore, t’i nxisim që të hyjnë më guximshëm duke e ditur se pas investimeve të tyre, gjithsesi shteti do t’i përmbushë kërkesat e tyre, do të bëjë kthimin e parave si ndihmë financiare.” tha Zorica Apostolska.


Drejtori i OEMVP-së, Nebi Hoxha, deklaroi se në këtë rast janë në rolin e mbikqyrësve për arsye, siç thekson ai, të mospërsëritjes së ngatërresave në marrjen e fondeve.  

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni ka folur edhe për tatimin progresiv, si reformë e Qeverisë. Ai deklaroi se për reforma të tilla është dashur të bëhet një konsultim me komunitetin e biznesit që në rast konkret një gjë e tillë nuk është bërë.

Menderes Kuçi, ekonomist, nga ana tjetër deklaroi se e përkrah tatimin progresiv dhe idenë se kush fiton të ardhura më të mëdha duhet të ketë tatimin më të lartë. 

Përndryshe, sipas asaj që thanë nga OEMVP-ja, të njejtit kanë anketuar mbi 500 biznese të cilët në mënyrë kategorike e kanë hedhur poshtë reformën e tatimit progresiv dhe prandaj nga kjo Odë kërkojnë që kjo reformë të prolongohet për një periudhë 5 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button