Brnabiç: Shpresoj se Prishtina do të reagojë ndaj kërkesës së Brukselit

Është e rëndësishme që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë, por nuk mund të flasim në të zbrazët, deklaroi sot kryeminstrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke komentuar vazhdimin e dialogut në Bruksel të caktuar për të enjten, më 8 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, nesër do të takohen në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

“Mendoj se është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, por nuk mund të flasim në të zbrazët. Nuk mund të flisni me një karrige të zbrazët para jush. Sa herë që përmendet dialogu, ka një incident të njëanshëm nga ana e Prishtinës, e cila vë në pikëpyetje gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë vërtetë në këtë dialog dhe për të vazhduar dialogun, prandaj është me të vërtetë e rëndësishme që të kthehemi në atë mos ta vendosim në pikëpyetje këtë lloj bashkëpunimi dhe të mos kemi hapa të tillë të njëanshëm që janë në kundërshtim me arsyen dhe në kundërshtim me kohën në të cilën jetojmë”, tha Brnabiç para gazetarëve.

E pyetur nëse në dialogun e nesërm do të flitet për faktin se qeveria e Kosovës ka imponuar tatim prej 10 për qind në importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, Brnabiç falënderoi Bashkimin Evropian për reagimin, gjegjësisht për shkak se ata vlerësuan se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të tregtisë së lirë të CEFTA-s dhe kërkoi që ky vendim të anulohet.

“Unë shpresoj se (Prishtina) do të reagojë ndaj asaj që ka ardhur nga Brukseli”, përfundoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button