Ministria parasheh ndërrim të autoambulancave varësisht kilometrazhës, automekanikët thonë që kjo nuk është zgjidhje e mirë

Që të shmangen situatat e prishjes së autoambulancave të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë parasheh sjelljen e një rregullore të veçantë, në bazë të së cilës do të servisohen dhe ndërrohen veturat varësisht kilometrazhës së kaluar. Me këtë kriter të Ministrisë nuk pajtohen automekanikët, sepse sipas tyre kriter i ndërrimit dhe servisimit të veturave duhet të jetë viti i përdorimit dhe vendi ku përdoren veturat, transmeton Portalb.mk.

Pas evidentimit të situatave kur kishim prishje dhe vonesa të autoambulancave dhe si pasojë qytetarët kishin humbur jetë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  është duke shqyrtuar opsionet që me rregullore të veçantë të ndërrohen autoambulancat varësish kilometrazhës së kaluar.

“Ministria e Shëndetësisë për momentin është duke i shqyrtuar opsionet me qëllim të etablimit të sistemit nëpërmjet Rregullores së veçantë, me të cilin në mënyrë decide do të qëndrojnë se vetura e NMSH-së duhet të ndërrohet në bazë të kilometrazhës së caktuar të kaluar. Vetëm për ilustrim, kemi vetura të vjetra që kanë kaluar nga 600.00 kilometra të kaluar”, thanë nga MSH-ja.

Portalb vizitoi punktin e NMSH-së në Çair, nga ku pa se dy veturat që janë në përdorim, njëra ka 429756 kilometra dhe tjetra 208100 kilometra.


Në një bashkëbisedim me automekanikun Igor Trajkovski, kuptohet se një veturë nuk duhet të vlerësohet nëse ajo ka ose jo kilometrazhë të madhe, por se si është gjendja e saj mekanike në përgjithësi.
Ai solli shembullin, se nëse një veturë është stërpërdorur në Çair, por që nuk ka kilometrazhë të kaluar të lartë sepse kanë qenë relacione të shkurtëra, nuk do të thotë se ajo duhet më tej të përdoret.

“Ka një kusht ku thotë, se në kushte normale të shfrytëzimit, flas për veturat e reja, ku thotë se 15 mijë kilometra në afat për një vit, ka diku situata ku thotë në çdo dy vjet. Flas për kushtet në Maqedoni. Të ishim në Gjermani, ata i servisojnë në çdo 30 mijë kilometra. Për shembull “Fiat” thotë se intervali servisues është në çdo 30 mijë kilometra, por në cilat kushte të shfrytëzimit. Për shembull nëse ne shkojmë nga Gjorçja në Autokomandë, do të bllokohemi në Qendër ndalu – fillo – ndalu. Këtu ne bëjmë një orë shfrytëzim të veturës, por nuk bëjmë kilometrazh. Nuk mund të bëhet një kushtëzim i kilometrazhës për të ndryshuar veturën”, tha Trajkovski.

Automekaniku, Igor Trajkovski

Sa i takon servisimit, sipas automekanikut Trajkovski duhet të bëhet pas çdo 15 kilometreje të kaluar

“Ato që përdoren në kushte optimale duhet  një herë në vit të servisohen, por kjo nuk do të thotë se ti nuk duhet ta marrësh parasysh kilometrazhin, sepse një veturë i arrin 40 mijë kilometra, atëherë ajo duhet të bëjë dy herë në vit servisim. Në kushte normale, në çdo 15 mijë kilometra është mjaftueshëm të bëhet servisim. Me servisim nënkuptojë ndryshim të ulës, filtrat dhe kontroll. Do të thotë ky është servis i rregullt”, tha Trajkovski.

Autoambulancat e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë (NMSH)

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, veturat e ndihmës së shpejtë janë ndërruar në vitin 2008. Këto vetura, sipas automekanikut Trajkovski duhet të ndërrohen, madje ai propozon se të mos përdoren veturat e njëjta si për në qytet edhe për vende malore.

“Kushtet e përdorimit në lartësi dhe gropa nuk është e njëjtë, sikurse në qendër. Nëse tashmë bëhet një analizë, duhet të kihet parasysh se cilat vetura, në cilat hapësira voziten. Tjetër gjë është vetura që shkon nga Ohri në Shkup, dhe tjetër gjë është vetura që shkon në fshatra. Tash flasim për vetura që janë më të reja, nga 2009 e këndej. Edhe kriteri duhet të jetë se nuk mundet që për vetura të NMSH-së, të jenë të vjetra 10-15 vjet, këtu diçka nuk shkon. Duhet të vendosen standarde, por shteti duhet ta bëjë atë punë. Për shembull, 5 vjet përdorim, duhet të blihet e re. Për shërbimet që kryhen në fshatra, duhet të ketë vetura edhe më speciale se sa këto që përdoren ke ne”, tha Trajkovski.

Ai kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të përpilojë rregullore të veçantë vetëm për ndërrimin dhe servisimin e autoambulancave të ndihmës së shpejtë. 

Përveç kësaj, kërkohet që servisimi dhe ndërrimi të mos jetë vetëm në bazë të kilometrazhës, por në bazë të vitit të përdorimit, i cila nuk duhet të jetë më shumë se 5 vjet.

Qytetarët kërkojnë:

Ndihma Mjekësore e Shpejtë të jetë më efikase – me vetura adekuate

LEXO: Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button