Maqedonia ktheu titullin e Guinness-it në zierjen e fasulit

Fshati Sarçevë e Shtipit me 5.600 litra fasul të zier arriti ta kthejë titullin famoz.

Rekordin e dikurshëm të Maqedonisë banorët e këtij fshati të Shtipit e vendosën me 3.150 litra fasul të zier me rastin e festës Shën e Premteja para dy viteve. Por rekordi u tejkalua jo shumë gjatë prej një grupi të amerikanëve të cilët zien 3.825 litra fasul.

Rekordin e ri prej 5.600 litra mbrëmë në mbledhjen mbarëpopullore në manastirin “Shën e Premteja” në Sarçevë e shpalli Jek Brokcben, gjykatës nga libri i Guinness-it. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button