Spalletti: Skriniar vlen 100 milionë euro

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Barcelonës duke komentuar paraqiten e Milan Skriniarit.

Tekniku italian i ngriti në qiell mbrojtësin sllovak, sipas tij çmimi i kartonit të 23-vjeçari është 100 milionë euro.

“Sa vlen Skriniari? 100 milionë euro”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

 Skriniar pas fitores ndaj Lazios (Foto: Getty Images)

“Nëse unë do isha Barca, do të ofroja 120 milionë euro dhe do të thoja ’20 milionë është bakshish’. Do ofroja edhe 140 milionë, 40 milionë do ishin bakshishi”, ka shtuar italiani.

Agjenti i lojtarit javë më parë ishte zbuluar se drejt klientit të tij gjatë verës kishte ardhur një ofertë në vlerë 70 milionë euro, por që ishte refuzuar nga Interi.

Skriniar i është bashkuar Interit nga Sampdoria në vitin 2016 për 20 milionë euro, plus sulmuesin Gianluca Caprari.

Klubet e interesuara për qendërmbrojtësin janë Paris Saint Germaini dhe Manchester Unitedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button