Lube Boshkovski kërkoi që edhe VMRO-ja të hyjë Preambulë

Partia “Të Bashkuar për Maqedoninë” me kryetar Lube Boshkovskin, kërkoi që në Preambulën e Kushtetutës, të vendoset VMRO-ja, por edhe emri i saj të ndalohet për shfrytëzim nga partitë, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se VMRO si lëvizje masive, nacional çlirimtare është formacioni i parë i cili e ka ngritur idenë për Maqedoni të pavarur për të etnikumet në të.

“VMRO është organizatë e cila u përket të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe të gjithë i bashkon. Të Bashkuar për Maqedoninë si parti djathtiste kërkon që VMRO të vendoset në Preambulën e Kushtetutës, por edhe të ndalohet që emri VMRO të përdoret në emrat e partive. Në emrin tonë partiak nuk është i vendosur emri VMRO, por e kemi të vendosur në preambulën e Statutit tonë, që t’i jepet respekt organizatës e cila i ka bashkuar të gjithë etnitetet në Maqedoni. As ne, por as ndonjë parti tjetër nuk ka të drejtë ta keqpërdor atë emër të shenjtë për popullin maqedonas”, thonë nga ppartia.

Ndryshe kërkesa e Boshkovskin vjet në kohën kur ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës, janë në fazën e dytë. Lëvizja VMRO ka operuar si organizatë e brendshme revolucionare, e formuar në vitin 1893, ndërkaq e njëjta u shua në vitin 1934. Emrin e kësaj e ka përvetusuar në vitin 1990, partia politike VMRO-DPMNE, ndërkaq më pas, në vitin 2004 edhe ish kryetari i kësaj partie, Lubço Georgievski, i cili formoi parti të re me emrin VMRO-DPMNE Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button