Qeveria e formoi trupin për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri” dhe interkulturalizëm, ja cilët janë anëtarët

Qeveria e Maqedonisë, e ka konstatuar përbërjen e grupit të përkohshëm koordinues prej 9 anëtarëve për zhvillim të konceptit “Një shoqëri” dhe “interkulturalizmin”, njofton Portalb.mk.

Koordinues i këtij grupi është Rubin Zemon, këshilltar i kryeministrit Zaev, për zhvillim të shoqërisë multi-kulturore, interkulturalizmin dhe inter-komunikimet kulturore. Kryetar i grupit koordinues është ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërkaq zëvendës është ministri i Kulturës, Asaf Ademi.

Në grupin koordinues anëtarë janë: Aksel Ahmedovski, ministër pa resor për Zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e Gjendjes së Romëve, Petar Atanasov, zëvendësministër i Arsimit, Ilhan Rahman, drejtori i Agjencisë për Zatim të të Drejtave, Ilhan Rahman, Darjan Sotirovski, drejtor i Komisionit për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare dhe Grupet Religjioze, Jovana Trençevska, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por edhe Faton Ahmeti, sekretar shtetëror për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Shtatë pikat e strategjisë për zhvillim e konceptit “Një shoqëri” dhe interkulturalizmin

  1. Korniza ligjore: Analiza dhe përmirësimi i kornizës ligjore për zhvillimin afirmativ të konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit, veçanërisht në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE dhe hapjes së kapitullit 23. Përmirësimi i kornizës ligjore për parandalimin dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes është një nga më të mëdhenjtë si kërcënim më i madh për lirinë e shprehjes.
  2. Arsim: Përmirësimi i politikave në arsimin formal dhe joformal për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit.
  3. Kultura: Në kuadër të Strategjisë për kulturë do të përfshihen masa strategjike për  promovimin e tolerancës ndërkulturore dhe mirëkuptimit.
  4. Media: Përmirësimi i programit të shërbimit publik dhe mbështetja e mediave private për të promovuar konceptin e një shoqërie dhe të tolerancës ndërkulturore.
  5. Vetëqeverisja lokale: Ndërtimi i politikave dhe masave për zhvillimin e interkulturalizmit në nivel lokal.
  6. Të rinjtë: Masa për të zvogëluar nivelin e urrejtjes ndërmjet të rinjve nga komunitetet e ndryshme, punë me grupet e tifozëve për të zhdukur urrejtjen ndëretnike dhe manifestimin e racizmit. Ndërtimi i politikave dhe organizimi i një numri më të madh të ngjarjeve dhe manifestimeve, me përmbajtjen e të cilave aktorët dhe mesazhet do të synojnë rritjen e tolerancës ndërkulturore.
  7. Kohezioni social dhe integrimi: Masa për të zvogëluar distancën ndërkulturore, politikat e integrimit të pjesëtarëve të bashkësive më të vogla në jetën publike, pjesëmarrje efektive në jetën shoqërore dhe ekonomike të të gjitha komuniteteve.

Qeveria e Maqedonisë do ta luftojë gjuhën e urrejtjes përmes konceptit “Një shoqëri” dhe me kallëzime penale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button