“Bombë”, Mile Janakieski e ka kthyer në burg që të votojë një ish të dënuar pasi nuk ka qenë në Listën Zgjedhore

Pas mbi 700 “bombave” të lëshuara deri më tani në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” për parregullsi të rënda zgjedhore, në të cilin janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mmile Janakieski dhe 19 persona të tjerë, sot në një material të përgjuar dëgjohet se si Janakieski merret vesh me drejtorin e “Idrizovës”, Zhivko Pejkovski, që një i dënuar i cili është lëhsuar në liri të kthehet në burg që të votojë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për kandidatin e VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër, njofton Portalb.mk.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

“Ministër, për Dejan Kërstovin ka vendim për liri, por nuk është në Listën Zgjedhore. Duhet dikush t’i lajmërohet drejtorit që ta kthejnë mbrapa të votojë”, i thonë një bashkëbisedues në telefon Janakieskit.

“Allo Zhivko, pres rezultate 31-0”, i thotë Mile drejtorit dhe kërkon që ta lëshojë Dejanin të votojë.

“Nëse kthehet mbrapa, ka media këtu, do të bëjmë 300 probleme”, merr përgjigje Janakieski.

“Po nuk është në Listën Zgjedhore”, insiston Mile.

“Por e kemi lëshuar përpara 3 ditëve”,i sqaron drejtori i Idrizovës.

“Lëshoje, mirë i vjen në burg”, nuk heq dorë Janakieski.

Në tjera “bomba”, ai tregon se përpara rrethit të dytë të votimit ka siguruar lista të të punësuarve në Doganë, Qeveri dhe tjera institucione shtetërore, por edhe nga kompanitë private “Kara”, “Orka” dhe të tjera.

Më tej, bisedojnë nëse do t’i arrestojnë Shemën, Gordana Georgievin, Danevën, Shapuriqin dhe të tjerë nga qendra që kanë bërë skandale.

“Ata asgjë nuk humbin, ne mund t’i arrestojmë ata. Do të bëjnë cirk. Do të bëjmë problem. Aj bisedu atje se nuk është kjo në rregull”, e këshillon bashkëbiseduesi.

“Nuk jam për këtë aksion, por hajt”, thotë Mile.

Bombat e publikuara në gjykatë për “Titanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button