Propozim ligji për Antikorrupsionin arriti në Kuvendin e Maqedonisë

Propozim ndryshimi i ligjit të Komisionit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit ka arritur në Kuvend dhe është në procedurë parlamentare, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë. Nga atje nuk bëjnë të ditur se kur do të vendoset në votim, megjithatë thonë se menjëherë pas përfundimit të procedurës parlamentare ligji do të ju dorëzohet deputetëve, njofton Portalb.mk.

Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, propozim ligji i përmbushë të gjitha kushtet dhe rekomandimet për formimin e një Komisioni funksional, efikas dhe të pavarur. Ajo tha se pret që Kuvendi sa më shpejtë ta miratoj ligjin me qëllim që vendi të ketë Komisioni funksional.

“Pres që Kuvendi sa më shpejt ta miratoj propozimin dhe ne të kemi Komision funksional për parandalimin e korrupsionit. Ky ligj i përmbush rekomandimet e Pribes, për të cilat kishte rekomandime në pjesën e antikorrupsionit nga raporti për progres të Maqedonisë dhe rekomandimet e GREKO-s, si dhe qëndrimet e ekspertëve që ishin pjesë e debatit. Megjithatë ligji paraqet bazë serioze dhe solide për ndërtim të instrumenteve të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të konfliktit të interesave”, tha Deskoska.

Propozim ligji për Komisionin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, është miratuar javën e kaluar në seancë qeveritare.

Deputetët e kanë fjalën e fundit për formimin e Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskosa, në debatin e fundit me e përfaqësuesit e “Platformës Qytetarë për Luftën kundër korrupsionit”, tha se i gjithë procesi është i kryer, megjithatë sipas edhe nëse ndryshimet kalojnë në Qeveri ekziston mundësia që propozim ligji të bllokohet në Kuvend. Ajo nuk është e sigurtë nëse deputetët do ti përkrahin propozimet, edhe përskaj asaj që përderisa kjo çështje ka qenë në shqyrtim publik, partitë politike nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.

“Duhet sa më shpejtë të kemi Komision për Parandalimin e Korrupsionit, deri më tani kam pranuar komente të ndryshme dhe propozime nga sektori joqeveritar, për ligjin për parandalimin e korrupsionit. Por, dua të them që nuk kemi marrë asnjë propozim prej partive politike. Nëse për ta ky version për ndryshimin e ligjit që do ta bëjmë këtyre ditëve si rezultat i këtyre debateve me sektorin joqeveritar është i pranueshëm, ne jemi të gatshëm ta dërgojmë ligjin menjëherë në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Deskoska.

Çfarë përmban propozim-ligji?

Në propozim ndryshimin e ligjit, parashihet që ndryshim të ndryshohet kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të KPKM-së, me pjesëmarrje të mediave dhe sektorit joqeveritar me qëllim të vendosjes së procesit transparent.

Organet shtetërore do të detyrohen të përgjigjen në kërkesat KPKM-së për informacionet e kërkuara, kurse Komisioni do të ketë kompetenca për kontrollim të marrëveshjeve për prokurim pubik, në rast të dyshimeve për korrupsion me të cilin do të rritet dhe afati i caktuar jasht periudhës së zgjedhjeve.

Ministria e Drejtësisë njofton se në tekst do ti integrojë dhe rekomandimet e ” Group of States Against Corruption ” (GSAK), që kanë  të bëjnë me ndryshimin e rregullativës ligjore, rekomandimet e Komisionit Evropian, Pribes si dhe rekomandime të tjera nga ekspertë.

Tre nga pesë anëtarë të Komisionit dorëheqjet e tyre i deponuan në muajin janar, pas zbulimit të skandalit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktualisht Komisioni përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kurse mandati i tyre skadon në prill të vitit të ardhshëm.

Ligjin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button