Çolloviq – Leshoska: Automjetet e vjetra të importuara të lira për xhepin “të shtrenjta” për mushkëritë

Ana Çolloviq – Leshoska është drejtoreshë e organizatës “Eko-svest” (Eko-vetëdije), e cila punon në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në Maqedoni. Ajo në intervistë për Meta-n tha se në vendin tonë nuk merren masa të  mjaftueshme për ngritjen e vetëdijes se si automjetet ndotin ajrin dhe se nevojiten masa më radikale për të ngritur vetëdijen e qytetarëve, si dhe të instalohen zgjidhje novative, sidomos në Shkup, si konglomerati më i madh urban në vend, transmeton Portalb.mk.

Sipas vlerësimeve tuaja, sa është pjesëmarrja e automjeteve të transportit rrugor në ndotjen e ajrit në vend?

Ekonomitë familjare përfundimisht e kanë pjesëmarrjen më të madhe në ndotjen e ajrit, me pothuajse 40% të ndotjes së përgjithshme. Nga ana tjetër, përqindja e pjesëmarrjes së sektorit të transportit në ndotjen e përgjithshme me grimca PM është rreth 18-19%, sipas studimit të fundit nga Ministria e Mjedisit. Megjithatë, për të zgjidhur problemin e ndotjes në Maqedoni duhet të punohet në më tepër fronte dhe nuk mjafton të implementohen masa vetëm për trafikun ose vetëm për industrinë. Me zbatimin e masave vetëm për një sektor nuk do ta zgjidhë problemin në afat të gjatë.

Sigurisht pjesë e madhe e ndotjes së ajrit nga trafiku vjen nga importi i automjeteve të vjetra të cilat hyjnë me të madhe në tregun maqedonas kryesisht për shkak të shtrëngimit të rregullave mjedisore në vendet perëndimore. Çfarë lloj problemesh për ajrin në Maqedoni sjellin këto automjete të përdorura?

Për shkak se këto mjete janë përdorur për një kohë më të gjatë (më shumë se dhjetë vjet, por edhe më shumë), ata krijojnë dukshëm më shumë emetime se automjetet të prodhuara rishtazi. Edhe nëse një automjet është prodhuar me standardin EURO 3 ose EUR 4, pas 10 vitesh punë, standardi mund të arrijnë në EUR 1 madje edhe EUR 0. Automjete me dizel emetojnë sasi edhe më të mëdha të grimcave, që është një nga problemet kryesore me të cilat përballen qytetet, për shkak se pluhuri e përkeqëson cilësinë e ajrit dhe iu shkakton probleme shëndetësore njerëzve.

Përveç kësaj, substancat dhe kimikatet që emetohen nga automjetet me dizel konsiderohen se janë kancerogjene për njerëzit – disa nga këto substanca ndërlidhen me kancerin në mushkëri dhe fshikëz. “Qendra Ekologjike Rajonale” (QER) në vitin 2015 filloi një projekt për të përcaktuar emetimet nga sektori i transportit dhe kishte për qëllim të bashkojë të gjitha palët e interesuara në këtë sektor për të ndërmarrë veprime të sinkronizuara dhe të unifikuara lidhur me këtë problem.  Projekti u përqendrua në emetimet e CO2 nga automjetet dhe i uli në një tryezë institucionet si MPB-ja, Doganat, LAMM, auto-importuesit … Në atë kohë diskutohej se duhet vendosur sistem me të cilin në momentin kur automjeti i vjetër zhdoganohet njëkohësisht të kontrollohet niveli aktual i ndotjes, sepse të gjithë e dimë se automjeti i vjetër 10 vjet, nuk ndot njëlloj sikurse kur ka qenë i ri.

Për më tepër, ndonëse gjatë importit automjetit mund të jenë teknikisht i rregullt, kemi informacione për pronarë të cilët menjëherë pas regjistrimit ë kanë hequr katalizatorin dhe e kanë shitur (çmimi i tyre kap rreth 200 euro). Njëkohësisht, është zhvilluar edhe një lloj “sistemi” i marrjes së katalizatorit me qira, ku katalizatori instalohet para kontrollit teknik, për ta kaluar atë, e menjëherë pastaj i kthehet qiradhënësit. Edhe kjo është shumë problematike, sepse askush nuk mund të mbajë evidencë se sa me të vërtetë ndotë secili automjeti, dhe kështu informacioni bëhet i parëndësishme, ose humbet në “vrimat ligjore” të sistemit.

Çka, sipas mendimit tuaj, ndërmerr shteti për t’u ballafaquar me problemin dhe a mjafton?

– Në kuadër të Grupit punues ndër-sektorial për ndotje të ajrit, i cili është nën ombrellën e Qeverisë dhe në të cilin janë përfshirë edhe institucionet të cilat kanë obligime që kanë të bëjnë me merret me ndotjen e ajrit në nivel nacional, diskutohen masat të cilat janë miratuar nga Qeveria. Në seancën e fundit të këtij grupi kanë informuar se Ligji i ri për automjetet, është i përgatitur dhe ndoshta është lëshuar në shqyrtim. Sipas këtij ligji, automjetet sipas shkallës së emetimeve gjatë kontrolleve teknike do të kenë etiketë me ngjyrë dhe do të instalohet sistem i zonave në qytetet me të cilin, në kohë kur ndotja është alarmante, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve me standard më të ulët (ndotje më të lartë) në zona të caktuara të qytetit.

Për fat të keq, tek ne asnjë nga institucionet nuk dëshiron të “shtrëngoj dhëmbët” dhe të bën hapin drastik që do të sjell jo vetëm reduktim të ndotjes por edhe ngritje të vetëdijes. Për dallim nga kjo, për shembull, vitin e kaluar Prishtina i ka paraparë dy ditë pa automjete. Autoritetet e qytetit kanë përballuar presion të madh nga të gjitha anët, që pas atyre dy ditëve të marrin lëvdata publikisht dhe janë përkrahur që të ndërmarrin edhe masa tjera për t’u ballafaquar me ndotjen. Edhe tek ne ka ardhur koha të ndërmerren hapa të tillë më radikal, së paku për ngritje të vetëdijes. Një ditë pa automjete në vit nuk mjafton.

Cilët motorë janë më të këqinj – ato me dizel apo me benzinë?

– Dizeli është duke u ndaluar në BE, në Greqi është poashtu i ndaluar, edhe për shkak të ndotjes së madhe që vjen prej komunikacionit detar, andaj duhet t’i eliminojë materiet ndotëse prej burimeve tjera në tokë. Opinioni ndoshta nuk e di, por ndotja prej tankerëve vjen madje deri në Maqedoni. Dizeli është një prej ndotësve më të mëdhenj me grimca pluhuri dhe elemente tjera ndotëse dhe kjo paraqet argumentin kryesor në debatin nëse dizeli duhet të ndalohet në Maqedoni.

Çfarë i nevojitet Shkupit si konglomerati më i madh në vend për t’u zvogëluar ndotja e ajrit prej automjeteve?

– Mendoj se në Shkup pjesë e madhe e kësaj ndotjeje do të ishte zvogëluar nëse përgatiten zgjidhje të mençura në pjesën e komunikacionit publik dhe kufizim i lëvizjes së automjeteve në zona të caktuara të qytetit dhe në periudha të caktuara, ditë pa automjete, për fundjavë ose mbyllje të rrugëve të caktuara urbane gjatë fundjavave ose në orët e pasdites.

Një prej zgjidhjeve të mundshme është edhe sistem modular i transportit: të lini mjetin motorik në parking dhe të shfrytëzoni transport publik dhe të shkoni në vendin e kërkuar shpejtë, në mënyrë efikase dhe ekonomike. Këtë e kemi propozuar qysh në mandatin e parë të Koce Trajanovski, me ide që në Shkup të reduktohet qarkullimi i automjeteve prej banorëve të qyteteve tjera, përkatësisht të vendoset një pikë që do të ofrojë zgjidhje për transport publik nëpër Shkup. Kjo ide u gjend edhe në programin parazgjedhor të Petre Shilegovit dhe është vetëm një nga idetë që i kemi propozuar për ballafaqim me ndotjen e ajrit në të gjithë sektorët relevant.

Veç kësaj, konsideroj se bizneset dhe institucionet duhet t’i stimulojnë punonjësit e tyre të reduktojnë përdorimin e mjeteve motorike, ashtu që që në punë do të shkojnë në këmbë, me biçikletë ose me transport publik dhe për atë do të “shpërblehen” në ndonjë mënyrë. Përveç me çmim të lartë për parkim në qendër të qytetit, qytetarët mund të stimulohen edhe në mënyrë pozitive që automjetin ta lënë në shtëpi dhe të zgjedhin mënyrë tjetër për të arritur në destinacionin e tyre. Ashtu, në afat të gjatë ndryshohet vetëdija dhe shprehia, që është parakusht për t’u ballafaquar me këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button