BE, bakteret rezistente ndaj antibiotikëve marrin mijëra jetë në vit

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë shkaku i vdekjes së mijëra njerëzve në vit në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) publikoi të dhëna mbi pesë sëmundje të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.

Studimi zbuloi se 33.000 persona në vit humbën jetën ndaj baktereve rezistente në vendet e BE-së. Nga vendet e BE-së, Greqia dhe Italia janë më të prekurat nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve. ECDC deklaroi se duhet të ndërmerren hapa kur është fjala për bakteret e tilla dhe se mekanizmat e kontrollit dhe parandalimit duhet të krijohen në përputhje me nevojat specifike të vendeve.

Studimi tregoi se tre të katërtat e infeksioneve të shkaktuara nga këto baktere transmetohen në spitalet dhe institucionet shëndetësore dhe me këtë rrezik më së shumti janë të ekspozuar fëmijët dhe pleqtë.

Nga ECDC paralajmëruan se bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë kërcënimi për sistemin modern shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button