U hap shkolla e re në Çajlanë dhe Semenishtë të Sarajit

Komuna e Sarajit, ka bërë përurimin e objektit të ri shkollor në vendbanimet Semenishtë dhe Çajlanë, “Emin Duraku”. Shkolla ka hapësirë prej 600m2, 6 klasë, bibliotekë, zyre për arsimtarët. Shkollën do ta shfrytëzojnë 205 nxënës nga dy vendbanimet. Me ndërtimin e shkollës, komuna zgjidh një problem të madh, pasi që deri më tani një pjesë e nxënësve kanë mësuar në shkollën qendrore “Emin Duraku”, në Bukovic dhe një pjesë në objektin e shkollës së vjetër.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, tha se në ndërtimin e kësaj Shkolle janë investuar 12 milion denarë nga mjetet buxhetore.

“Faleminderoj banorëve të Çajlanës dhe Semenishtit dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar, ndërsa investimi nga komuna është 12 milion denarë. Gjithashtu kontribuues në realizimin këtij projekti është kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi, i cili e fali këtë tokë. Jemi krenar që e lëshojmë këtë objekt dhe i plotëson të gjitha standardet. Besoj se në të ardhmen do të na mbështes edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në inventar”, u shpreh kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi u shpreh se: “jemi këtu për t’u gëzuar një suksesi që ka qenë nevojë e kamotshme e Çajlanës dhe Semenishtit, por punët ndonjëherë realizohen me kaderin dhe përcaktimin e Zotit, duke shtuar se dituria është elementi I parë që ju ka shpallur pejgamberit “lexo mëso në emrin e Zotit Tënd”, dija është me prioritet në Islam.”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se në kontinuitet MASH investon në Saraj, ku para disa ditësh kanë filluar punimet për Sallën e sportit në Saraj dhe Gllumovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button